Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Nuk po u besoja syve!” Policia rrethon ambientet e News24/ Bardhi: SPAK të veprojë menjëherë ndaj këtij sulmi të paprecedentë të medias së lirë

Editor by Editor
August 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Nuk po u besoja syve!” Policia rrethon ambientet e News24/ Bardhi: SPAK të veprojë menjëherë ndaj këtij sulmi të paprecedentë të medias së lirë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Bardhi thotë se me këtë vendim tërësisht arbitrar, sipas tij, dhe të paligjshëm, është cenuar në mënyrën më brutale liria e medias, një vlerë e shenjtë për demokracinë e një vendi.

Ai thotë se gazetarët janë nxjerrë forcërisht nga ambientet e punës, ndërkohë që medias i është hequr në mënyrë brutale energjia dhe transmetimi. Bardhi i bën thirrje SPAK që të veprojë menjëherë ndaj këtij sulmi të paprecedentë të medias së lirë.

POSTIMI:

Nuk po u besoja syve si qytetar, si jurist dhe si deputet, teksa shihja se si forcat e policisë së një vendi kandidat për në BE kanë rrethuar redaksinë e televizionit më të ndjekur informativ, News24, redaksinë e Balkanweb, Gazetës Panorama dhe Gazetës Shqiptare, duke i penguar të ushtrojnë misionin e tyre të shenjtë – atë të informimit me paanësi dhe profesionalizëm të publikut. Ky është një akt tronditës, një sulm i paprecedentë dhe represion policor ndaj fjalës së lirë.

Me këtë vendim tërësisht arbitrar dhe të paligjshëm, është cenuar në mënyrën më brutale liria e medias – një vlerë e shenjtë për demokracinë e një vendi. Gazetarët janë nxjerrë forcërisht nga ambientet e punës, ndërkohë që medias më të ndjekur informative News24, i është hequr në mënyrë brutale energjia dhe transmetimi.

Kjo ndërhyrje është kriminale dhe shoh se aksioni banditesk po udhëhiqet nga një kriminel, si Ardi Veliu, që ka zaptuar forcërisht ambientet e News24. Ardi Veliu, njeriu që mbahet mend vetëm për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe që ka me mijëra faqe transkripte në SPAK që provojnë se është shërbëtor i bandave.

I bëj thirrje SPAK të veprojë menjëherë jo vetëm ndaj këtij krimineli recidivist, që prej kohësh duhet të ishte në burg, por edhe ndaj këtij sulmi të paprecedentë ndaj medias së lirë. Është detyrë e çdo institucioni të pavarur ligjzbatues që të ndalë dhunën brutale ndaj një lirie të shenjtë, siç është liria e medias. Veproni sot ose nesër do jetë shumë vonë!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazmentbardhi.al%2Fposts%2Fpfbid02qVswTYfgmb5vxExodzJRp7PpHWDVY86apNLQkRXKHNQuzywNm48RVzk2qX7iY54vl&show_text=true&width=500

Previous Post

Pastrim i rrugëve: Në Korçë, 377 objekte do të hiqen vullnetarisht ose do të shkatërrohen.

Next Post

“Akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë!” Policia rrethon ambientet e News24/ Berisha: Hakmarrjeje primitive e Ramës, kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm

Next Post
“Akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë!” Policia rrethon ambientet e News24/ Berisha: Hakmarrjeje primitive e Ramës, kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm

"Akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë!" Policia rrethon ambientet e News24/ Berisha: Hakmarrjeje primitive e Ramës, kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al