Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi se marrëveshja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara “ka hyrë në një krizë” dhe paralajmëroi se Teherani nuk do të hezitojë të veprojë në vetëmbrojtje. Sipas mediave shtetërore iraniane, Baghaei tha se sulmet e Iranit kanë në shënjestër vetëm bazat dhe objektet e përdorura nga SHBA për të sulmuar territorin iranian.
“Ne nuk do të hezitojmë të vetëmbrohemi”, u shpreh ai, duke theksuar se Irani nuk mund të lejojë që SHBA të përdorë tranzitin në Ngushticën e Hormuzit për të kërcënuar sovranitetin dhe sigurinë e vendit. Baghaei njoftoi se negociatat e zhvilluara të shtunën u përqendruan vetëm te situata në Ngushticën e Hormuzit, me synimin për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve, por sipas tij përpjekjet janë penguar nga presioni i ushtruar nga SHBA ndaj Omanit.
Ai deklaroi gjithashtu se Irani nuk do të zbatojë angazhimet e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit me 14 pika, të nënshkruar më 17 qershor, nëse edhe SHBA nuk respekton detyrimet e saj. Për këtë arsye, Baghaei la të kuptohet se zbatimi i pikat e memorandumit mbetet i kushtëzuar nga veprimet e palës amerikane.
Ndërkohë, të dhënat e gjurmimit të anijeve tregojnë se asnjë mjet lundrues nuk ka kaluar në Ngushticën e Hormuzit që nga mbrëmja e djeshme. Ky evolucion i trafikut detar paraqitet paralel me tensionet dhe deklaratat zyrtare në lidhje me sigurinë e tranzitit në ngushticë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Deklaratat e Baghaeit pasqyrojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme iraniane në lidhje me konfliktin me SHBA, fokusin te objektet që përdoren nga forcat amerikane dhe kushtet për vijimin e marrëveshjeve diplomatike lidhur me sigurinë e kalimit detar në Ngushticën e Hormuzit.

