Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nuk deklaronin fitimet, procedohen 8 pronarë të pikave Exchange në Elbasan, sekuestrohen 54 milion lekë

Editor by Editor
July 30, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Nuk deklaronin fitimet, procedohen 8 pronarë të pikave Exchange në Elbasan, sekuestrohen 54 milion lekë
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka zhvilluar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave në këtë qytet. Gjatë kontrolleve janë zbuluar 8 raste ku pronarët e këtyre subjekteve nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Policia bën me dije se ndaj 8 pronarëve ka nisur procedimi penal. Më tej bëhet me dije se janë sekuestruar 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër.

“Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script”.

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 8 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 8 subjekteve, shtetasit: K. B., 65 vjeç, S. T., 56 vjeç, I. I., 64 vjeç, R. T., 59 vjeç, A. T., 66 vjeç, E. Z., 22 vjeç, N. B., 37 vjeç dhe Z. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, lira turke etj), dhe 1 armë sportive pistoletë me fishekë manovër, që u gjet gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit A. T. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme,” thuhet nw njoftimin e policisë.

Previous Post

Berisha: Kodi i ri është atentat madhor kundër fjalës së lirë! Shkon deri aty sa bëhet një nen për të mbrojtur Altin Dumanin dhe Irena Gjokën

Next Post

Korrupsioni në anën greke të Qafë Botës, doganierët përfituan gjysmë milioni euro në 2 vite

Next Post
Korrupsioni në anën greke të Qafë Botës, doganierët përfituan gjysmë milioni euro në 2 vite

Korrupsioni në anën greke të Qafë Botës, doganierët përfituan gjysmë milioni euro në 2 vite

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al