Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Noka në foltoren e Kuvendit me bluzën ‘Lironi Berishën’: Skandali te Magjistratura, krim shtetëror i sigurimsit Arben Rakipi

Editor by Editor
May 2, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Noka në foltoren e Kuvendit me bluzën ‘Lironi Berishën’: Skandali te Magjistratura, krim shtetëror i sigurimsit Arben Rakipi
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Flamur Noka deklaroi:

Të flasësh për këtë qeveri, çdo ditë është më e vështirë sepse kalojnë nga skandali në skandal.
Është e vështirë që të kalojë një ditë pa dëgjuar që u pëlcet një skandal.
Skandali i Shkollës së Magjistraturës, aty ku duhet ë formohen gjyqtarët dhe prokurorët, është një nga skandalet më të rënda që mund të ndodhë.
Është praktikisht shkatërrim i sistemit të drejtësisë.
Është praktikisht kapje e sistemit të drejtësisë.
Sepse ata gjyqtarë dhe prokurorë që kalojnë te ajo shkollë, do jenë përjetë në ato karrige.
Çfarë ndodhi? Në një moment që janë ulur 411 konkurrentë, në një sallë ku nuk kishte asnjë përfaqësues ndërkombëtarë, nuk ishin as pedagogët, por vetëm disa punonjës administrate, edhe ata kundër rregullores me telefona në dorë, u shpërnda teza.
Në mënyrë të fshehtë dhe tinëzare, pa u njoftuar askush, spiuni i Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, vendos që testet të korrigjohen manualisht.
Sipas tij, pajisja ka korrigjuar vetëm 96 pyetje nga 100 të testit. Kush e solli këtë pajisje? A u testua ajo? Askush nuk jep përgjigje.
U shpallën nga 411, 79 fitues. Më pas, dy ditë mbrapa shtohet lista me 42 fitues të tjerë.
Edhe ditën e tretë duhet shtuar lista se nuk u kënaqën patronazhistët e rilindjes. U shtua lista edhe me 10 të tjerë.
Dhe çfarë ndodh?
Për të fshehur këtë krim shtetëror, nuk e rendisin siç e kërkon rregullorja, mbi bazën e pikëve, por mbi bazën e rendit alfabetik që të ngatërrohen pikët.
Pse ndodhi kjo?
Plasja e këtij skandali tregon qartë se synimi juaj nuk është të prodhoni brez të ri juristësh që do jenë nesër prokirorët apo gjyqtarët e nesërm.
Jo, kjo ka vetëm një synim që patronazhistët të mbushin sistemin e drejtësisë, që ju të vidhni dhe ata t’i mbrojnë se do jenë ushtarët tuaj.
Kjo, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për çdo ndërkombëtar që ka investuar për të famshmen drejtësi të re, është një kambanë alarmi.
Pas rrëzimit që i bënë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ky është hapi i dytë që ju reformën në drejtësi po e ktheni në reformë të rilindjes, në reformë politike.
Ky hap tregon se u kanë zënë ethet nga vjedhja dhe babëzia dhe sistemi i drejtësisë është shpresa se duke e kapur, do shpëtoni.
Nuk shpjegohet ndryshe siguria që kishte spiuni i Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, të thoshte që nuk më shqetëson pajisja.
A e di shumë mirë se pika e parë, duhej t’i drejtohej prokurorisë për të hetuar.
Duhej të njoftonte partnerët se u zhvillua testi pa qenë OSBE e pranishme.
Ky është një krim shtetëror dhe ky krim shtetëror ndodh se as Dumani dhe as Çela nuk i kanë këllqet të hetojnë këtë krim sepse Arben Rakipi është mentori i Dumanit dhe Olsi Çelës.
Unë e di se nuk ju bën përshtypje ju se ju thoni se me vjedhjet bëhen filma.
Burri i ministres ther me thikë dhe pritet që të dilni e të thoni se edhe këto bëhen filma me këto.
Vidhen 130 milionë euro, bëhen filma me këto euro se i vjedh Lali Eri.
Ju tundni kokën, por ne nuk ju shohim më si kolegë, por ju dukeni vetëm si kartona jeshilë.
Por po ju them një gjë, me këtë akt ekziston një rrezik që për 30 vitet e ardhshme, drejtësia që deshën shqiptarët të mos jetë ajo drejtësi që e pritën dhe ëndërruan.
Por me këtë akt, duke e mbushur me patronazhistë, drejtësia do jetë politike.
Dhe kur drejtësia bëhet politike, drejtësia reale i ngel në dorë qytetarëve.
Ndaj të jeni të qetë se do vijë dita kur këta të babëziturit këtu, drejtësia reale do i kërrejë.
Por do ju kërrejë edhe ju që jeni kartona jeshilë për të noterizuar babëzinë dhe që as skuqeni dhe as zverdheni.

Previous Post

Makina përplas gruan e moshuar, vdes në spital

Next Post

Burri bie në gropën e ashensorit dhe vdes, gruaja tenton t’i japë fund jetës

Next Post
Burri bie në gropën e ashensorit dhe vdes, gruaja tenton t’i japë fund jetës

Burri bie në gropën e ashensorit dhe vdes, gruaja tenton t’i japë fund jetës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lewis Hamilton e Kim Kardashian shfaqen hapur në plazh në Malibu

Lewis Hamilton e Kim Kardashian shfaqen hapur në plazh në Malibu

April 22, 2026
BE mblidhet për krizën e karburanteve, vendoset sot paketa për daljen nga kriza. Ka naftë edhe 6 javë

BE mblidhet për krizën e karburanteve, vendoset sot paketa për daljen nga kriza. Ka naftë edhe 6 javë

April 22, 2026
Për shkak të krizës së karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në tetor

Për shkak të krizës së karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në tetor

April 22, 2026
Batuta në Athinë mes Ramës e Mitsotakis: Ndjesë që s'jam aq zyrtar; Na pëlqen si vishesh, je krijues

Batuta në Athinë mes Ramës e Mitsotakis: Ndjesë që s’jam aq zyrtar; Na pëlqen si vishesh, je krijues

April 22, 2026
Lewis Hamilton e Kim Kardashian shfaqen hapur në plazh në Malibu
AKTUALITET

Lewis Hamilton e Kim Kardashian shfaqen hapur në plazh në Malibu

by timoni.al
April 22, 2026
0

Historia e lidhjes mes pilotit të Ferrarit, Lewis Hamilton, dhe yllit të medias, Kim Kardashian, duket se po vazhdon në...

Read moreDetails
BE mblidhet për krizën e karburanteve, vendoset sot paketa për daljen nga kriza. Ka naftë edhe 6 javë

BE mblidhet për krizën e karburanteve, vendoset sot paketa për daljen nga kriza. Ka naftë edhe 6 javë

April 22, 2026
Për shkak të krizës së karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në tetor

Për shkak të krizës së karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në tetor

April 22, 2026
Batuta në Athinë mes Ramës e Mitsotakis: Ndjesë që s'jam aq zyrtar; Na pëlqen si vishesh, je krijues

Batuta në Athinë mes Ramës e Mitsotakis: Ndjesë që s’jam aq zyrtar; Na pëlqen si vishesh, je krijues

April 22, 2026
Monet dhe La belle de l’Adriatique hapin sezonin, dy kroçiera të para zbarkojnë në Durrës

Monet dhe La belle de l’Adriatique hapin sezonin, dy kroçiera të para zbarkojnë në Durrës

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lewis Hamilton e Kim Kardashian shfaqen hapur në plazh në Malibu

Lewis Hamilton e Kim Kardashian shfaqen hapur në plazh në Malibu

April 22, 2026
BE mblidhet për krizën e karburanteve, vendoset sot paketa për daljen nga kriza. Ka naftë edhe 6 javë

BE mblidhet për krizën e karburanteve, vendoset sot paketa për daljen nga kriza. Ka naftë edhe 6 javë

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al