Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia/ Reagon ashpër Serbia: Akt armiqësor ndaj nesh, u shkel karta e OKB

Editor by Editor
March 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia/ Reagon ashpër Serbia: Akt armiqësor ndaj nesh, u shkel karta e OKB
0
SHARES
67
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SERBI- Serbia ka reaguar ashpër pas lajmit për njohjen e Kosovës nga Kenia si shtet i pavarur. Serbia në reagimin e saj e konsideron një “akt armiqësor” dhe ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme diplomatike ndaj këtij akti. Serbia po ashtu pretendon se me këtë veprim, Kenia e ka shkelur edhe Kartën e OKB-së.

Kjo njohje, sipas Beogradit zyrtar minon gjithashtu përpjekjet për dialog konstruktiv, stabilitet rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar. Gjithashtu Serbisë i ka bërë përshtypje edhe fakti që Kenia i është referuar edhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si “të pabazuar”.

Në reagim po ashtu u tha se vendimi i Kenias do të ndikojë në marrëdhëniet e këtij shteti me Serbinë. Serbia në përfundim të reagimit pretendon se në tetë vitet e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se vetëm “dy shtete të reja e kanë njohur”.

“Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë. Serbia mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe juridike në dispozicion”, tha ministria e Jashtme e Serbisë në një reagim.

Previous Post

Çadrën me vete! Reshje shiu dhe vranësira në vend, parashikimi i motit për sot

Next Post

‘Për një gotë raki…’, zanafilla e hasmërisë së përgjakshme mes ‘Mandelave’ dhe ‘Bandës së Cërrikut’

Next Post
‘Për një gotë raki…’, zanafilla e hasmërisë së përgjakshme mes ‘Mandelave’ dhe ‘Bandës së Cërrikut’

‘Për një gotë raki…’, zanafilla e hasmërisë së përgjakshme mes ‘Mandelave’ dhe ‘Bandës së Cërrikut’

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al