Saturday, July 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një vit pa Kadarenë/ Si mbeti shkrimtari më i madh shqiptar pa banesën e fundit

Editor by Editor
July 1, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Një vit pa Kadarenë/ Si mbeti shkrimtari më i madh shqiptar pa banesën e fundit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

1 korriku i vitit që lam pas ishte dita më e trishtë e kombit shqiptar dhe artit shqiptar, pasi mbylli sytë përgjithmonë shkrimtari Ismail Kadare. Gati një vit më vonë shkrimtari më i madh shqiptar, Kadareja ka mbetur pa një banesë të fundit. 

Në momentin e parë që, Kadareja mbylli sytë më 1 korrik të vitit 2024, shumë sygjerime janë bërë në lidhje me vendin e prehjes së tij. Duke nisur nga gazetari Blendi Fevziu, i cili sygjeroi se Kadareja duhej që të prehej në varresat e nderit në Kodrat e Liqenit të Tiranës.

“Ismail Kadare eshte intelektuali me i rendesishem qe Shqiperia ka nxjerre ne historine e saj. Shqiptari me i njohur ne bote dhe padyshim, sic shkruan shtypi nderkombetar, nje prej intelektualeve me te medhenj te shekullit te XX. Ai duhet varrosur ne altarin e njerezve te shquar, prane Vellezerve Frasheri, Faik Konicen dhe Mithat Frasherit ne varrezen e nderit ne Kodrat e Liqenit te Tiranes,” shkruante Fevziu. 

Por nuk ka qenë vetëm kjo kërkesë, e cila është bërë atë ditë, për të gjetur një vend të posaçëm dhe të përshtatshëm për lartësinë e Kadaresë. Shumë të tjerë kanë kërkuar që shkrimtari më i madh i Shqipërisë të prehej në varresat e Dëshmorëve. 

Por asnjë nga këto nuk u vendos.

Vetë kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në vdekjen shkrimtarit i ka refuzuar të gjitha këto propozime, duke konsideruar që Kadareja meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija. Jo bashkë me dëshmorët dhe as në varresat e Vëllezërve Frashëri, Kadareja, sipas Ramës nuk ia ka borxh askujt që të ndaj vetminë e tij me dikend tjetër. 

“Prandaj edhe ndër të tërët them unë, jo më në rolin e pakërkuar të personazhit të novelës së sapo jetuar, po thjesht në funksionin e zëdhënësit këtu edhe të qeverisë shqiptare e jo thjesht të dikujt që mendon kështu, Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija. Jo bashkë me dëshmorët, sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi, në asnjë qelizë të tijën dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, të cilët ishin ndër fare të paktët që ai i donte dhe respektonte sinqerisht, sepse as nuk ia kanë borxh t’i bëjnë vend në varret e tyre, e as nuk na e kishte Ismaili borxh që t’ia ndalojmë vetminë e tij aq shumë të dashur, vetëm e vetëm sepse nuk na ndalon dot, duke na parë me atë shpotinë e vet për të na thënë atë “jonukduan” e tij proverbiale.

Jo tek parku përballë Rognerit dhe as tek fusha e gjelbërt mbrapa Kryeministrisë, sepse jo vetëm që një vend i qytetëruar nuk i mban bashkë, në të njëjtat mjedise të hapura urbane, të gjallët me të vdekurit, pa i ndarë së paku me mure të larta apo distanca të mjaftueshme për të mos parë përditë njëri-tjetrin, po edhe sepse kur mendon, që Ismaili i ikte sa mundte vendeve ku qarkullonin e mblidheshin njerëz, kjo do të ishte si t’i imponohej përjetësisht bashkë me vdekjen edhe një dënim fatal i barabartë me jetën në ferr. Ismail Kadareja jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori të tëra lëvdatat e nderimet e mundshme të botës dhe të tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori çmimin Nobel, po mbeti në arkivat e proçes-verbaleve të Komitetit të Nobelit, i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij,” tha Rama. 

Rama në fund të fjalës së tij, në ceremoninë shtetërore të varrimit të Kadaresë, theksoi se shkrimtari meriton një vend të posaçëm. Por për këtë, Rama theksoi se duhet kohë për të gjetur banesën e fundit për prehjen e shkrimtarit. Deri në atë kohë, Rama përfundoi duke thënë se Kadareja do të prehej në mënyrë të përkohshme në varresat e Tufinës. 

“Ne i kemi vetëm një detyrim. T’ia respektojmë ikjen, duke i dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit, ku të mos ndjehet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar, që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar, që e kishte lemeri dhe as jo e jo nga tubimet, nderimet e fjalimet sidomos, që i kishte llahtari. Sa për sot, është kërkesë legjitime e hijes së tij të pandashme, Helenës, që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me praninë e familjarëve. S’ka asnjë dyshim se ky do të ishte edhe vullneti i Ismailit nëse do të pyetej, prandaj në emër të saj, u kërkoj të gjithëve respektimin e këtij vullneti dhe mbylljen e homazheve në çastin e nisjes së korteut të vogël familjar nga sheshi këtu, për në varrezat e qytetit,” përfundoi Rama. 

Por deri më tani kaluan fiks 1 vit nga lamtumira e fundit për Kadarenë dhe asnjë lëvizje nuk është bërë për banesën e tij të fundit. Fjalët e Ramës në ceremoninë e varrimit, kanë mbetur vetëm fjalë, ndërkohë që me kalimin e kohës edhe janë harruar.

Previous Post

VIDEO/ “Fuqia është te zëri zoti Rama, jo te gjatësia”, kryeministri “përplaset” me gazetaren në Shkup

Next Post

“Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor”, Marta Kos: Nëse Shqipëria ecën me këtë ritëm të gjithë kapitujt mund të hapen deri në fund të vitit

Next Post
“Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor”, Marta Kos: Nëse Shqipëria ecën me këtë ritëm të gjithë kapitujt mund të hapen deri në fund të vitit

"Evropa nuk mund të bashkohet pa Ballkanin Perëndimor", Marta Kos: Nëse Shqipëria ecën me këtë ritëm të gjithë kapitujt mund të hapen deri në fund të vitit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

July 19, 2025
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025
Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

July 19, 2025
VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

AKTUALITET

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

by Editor
July 19, 2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje kundër gazetës Wall Street Journal dhe pronarëve të saj, përfshirë...

Read moreDetails
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025
Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

July 19, 2025
VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

July 19, 2025
“Nëse pushon në Green Coast tek Samir Mane, ose je i korruptuar, ose trafikant – se aty nuk ka vend për njerëz të ndershëm”

“Nëse pushon në Green Coast tek Samir Mane, ose je i korruptuar, ose trafikant – se aty nuk ka vend për njerëz të ndershëm”

July 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

July 19, 2025
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al