Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë dhe për herë të parë do të përfshijë 48 ekipe, të ndara në 12 grupe me nga katër skuadra secili. Sipas formatit të ri, dy ekipet e para të çdo grupi kualifikohen automatikisht në fazën me eliminim direkt, ndërsa tetë ekipet më të mira të renditura në vendin e tretë avancojnë gjithashtu, duke kompletuar fazën e 1/16-ve. Organizatorët dhe tifozët presin një turne spektakolar me pjesëmarrje të gjerë dhe konkurrencë të lartë.
Grupi A: Meksika (4-3-3), Trajner: Aguirre; Koreja e Jugut (4-2-3-1), Trajner: Hong Myung-Bo; Afrika e Jugut (4-2-3-1), Trajner: Broos; Rep. Çeke (4-2-3-1), Trajner: Koubek.
Grupi B: Kanada (4-4-2), Trajner: Marsch; Zvicra (4-3-3), Trajner: Yakin; Katari (4-3-3), Trajner: Lopetegui; Bosnja & Hercegovina (4-4-2), Trajner: Barbarez.
Grupi C: Brazil (4-2-3-1), Trajner: Ancelotti; Marok (4-1-4-1), Trajner: Ouhabi; Skocia (4-2-3-1), Trajner: Clarke; Haiti (4-2-3-1), Trajner: Sebastien Migné.
Grupi D: SHBA (4-2-3-1), Trajner: Pochettino; Australia (5-4-1), Trajner: Popovic; Paraguai (4-4-2), Trajner: Alfaro; Turqia (4-2-3-1), Trajner: Montella.
Grupi E: Gjermania (4-3-3), Trajner: Nagelsmann; Ekuador (4-4-1-1), Trajner: Beccacece; Bregu i Fildishtë (4-3-3), Trajner: Faé; Curaçao (4-3-3), Trajner: Advocaat.
Grupi F: Holanda (4-3-3), Trajner: Koeman; Japonia (3-4-2-1), Trajner: Moriyasu; Tunizi (4-3-3), Trajner: Lamouchi; Suedia (3-5-2), Trajner: Potter.
Grupi G: Belgjika (4-2-3-1), Trajner: Rudi Garcia; Irani (4-4-1-1), Trajner: Ghalenoei; Egjipti (3-4-1-2), Trajner: Hassan; Zelanda e Re (4-3-3), Trajner: Bazeley.
Grupi H: Spanja (4-3-3), Trajner: De La Fuente; Uruguai (4-3-3), Trajner: Bielsa; Arabia Saudite (4-3-3), Trajner: Donis; Kepi i Gjelbër (4-3-3), Trajner: Bubista.
Grupi I: Franca (4-2-3-1), Trajner: Deschamps; Norvegjia (4-3-3), Trajner: Solbakken; Senegal (4-3-3), Trajner: Thiaw; Irak (4-4-2), Trajner: Graham Arnold.
Grupi J: Argjentina (4-3-3), Trajneri: Scaloni; Austria (4-2-3-1), Trajner: Rangnick; Algjeria (4-3-3), Trajner: Petkoviç; Jordania (3-4-3), Trajner: Sellami.
Grupi K: Portugalia (4-3-3), Trajner: Roberto Martinez; Kolumbia (4-2-3-1), Trajner: Néstor Lorenzo; R.D. Kongo (4-1-4-1), Trajner: Desabre; Uzbekistan (3-4-2-1), Trajner: Cannavaro.
Grupi L: Anglia (4-2-3-1), Trajner: Tuchel; Kroacia (4-2-3-1), Trajner: Dalic; Gana (4-2-3-1), Trajner: Quieroz; Panama (3-4-2-1), Trajner: Christiansen.

