Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një ditë para skadimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tetativën e fundit për konstituim

Editor by Editor
July 25, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Një ditë para skadimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tetativën e fundit për konstituim
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive, një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese javë më parë. Pas kësaj, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Kështu u tha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në orët e vona të 24 korrikut, përmes së cilës u vendos ex officio masë e përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.

Gjykata e mbështeti vendosjen e masës në atë se për çështjen e konstituimit ka dy lëndë në shqyrtim, atë të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve – e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, por e zgjedhura e kësaj partie, Albulena Haxhiu, konsiderohet e papranueshme për disa grupe politike.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shohin atë si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se s’ka votë për asnjë kandidat të LVV-së. LVV-ja argumenton se është obligim i të gjithë deputetëve të konstituojnë Kuvendin. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po ashtu po kundërshtojnë ndryshimin e votimit nga i hapur në të fshehtë. Partitë shqiptare kanë argumentuar se në aktgjykim Kushtetuesja ka thënë se votimi i fshehtë është jokushtetues, por mendim tjetër ka shprehur LVV-ja.

Me afrimin e mandatit 30-ditor, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – partia e të cilit i ka tre deputetë – dhe kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë takuar javën e kaluar në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, deri më tani nuk kanë njoftuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit, dhe më pas formimin e Qeverisë.

Duke pasur parasysh që të premten është mundësia e fundit për konstituimin e Kuvendit, në bazë të afatit të vendosur nga Kushtetuesja më 26 qershor, Ambasada gjermane njoftoi të enjten se ambasadori Jorn Rohde, së bashku me ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë, do të marrin pjesë në vazhdimin e 52-të të seancës konstituive.

Përveç duke argumentuar se kompromisi nuk duket se është afër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 korrik iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa: që të sqaronte se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik dhe që Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme ndaj afatit 30-ditor, deri në nxjerrjen e një aktvendimi sa i përket kërkesës për pasojat juridike. Ajo ka kërkuar, po ashtu, të sqarohet se çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas afatit të 26 korrikut.

“Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të konstituoheshin në një mënyrë jokzushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme”, tha e para e shtetit.

PDK-ja dhe AAK-ja thanë se kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë LVV-së, ndërkaq Limaj tha se sqarimet e kërkuara nga presidentja hapin rrugë për zgjidhje. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e Osmanit për masë të përkohshme dhe sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është “qartazi e pabazuar” dhe, si e tillë, e papranueshme për Kushtetuesen.

“Çështja lëviz vetëm atëherë kur të ketë një qartësi nga Gjykata Kushtetuese sa u përket pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit, dhe të drejtës së partisë së parë për të propozuar”, tha ai.

Deputetët, përveç zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarë, për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit. Që nga 15 prilli – kur nisi seanca konstituive – organizatat joqeveritare u kanë bërë vazhdimisht thirrje deputetëve që t’i formojnë institucionet e reja./ REL

Previous Post

EMRI/ Kërkohej në Itali për “dhunë seksuale”, “rrëmbim”, “vjedhje” dhe “shkelje të rregullave për armët”, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari

Next Post

Aeroporti i Mynihut do të ketë terminal dëbimi, mediat e huaja: Mund të mbërrijnë dhe të nisen deri në 50 fluturime charter individuale dhe kolektive në ditë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

December 14, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi dalin në dritë/ Autorët e krimit ishin baba dhe bir, në vendin e incidentit u gjet një flamur i ISIS.

AKTUALITET

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

by timoni.al
December 14, 2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në lidhje me incidentin ku hetuesit hynë...

Read moreDetails
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

Autobusi me 40 studentë doli nga pista dhe u përplas me një shkëmb, duke shkaktuar vdekjen e 16 të rinjve.

December 14, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi dalin në dritë/ Autorët e krimit ishin baba dhe bir, në vendin e incidentit u gjet një flamur i ISIS.

Detajet e sulmit terrorist në Australi dalin në dritë/ Autorët e krimit ishin baba dhe bir, në vendin e incidentit u gjet një flamur i ISIS.

December 14, 2025
“Mëngjeset më të vështira që nga fillimi im”/ Enzo Maresca shpreh frikën pas triumfit të Chelsea-t, mediat britanike: A po shikojmë shenja të largimit?

“Mëngjeset më të vështira që nga fillimi im”/ Enzo Maresca shpreh frikën pas triumfit të Chelsea-t, mediat britanike: A po shikojmë shenja të largimit?

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

“Agjentët e BKH me armë në kryeministri, Rama koment mbi deklaratën e Byrosë: Po vjen koha për një reflektim të thellë që…”

December 14, 2025
Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi mposht Bolognan dhe i afrohet vendit në Champions.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al