Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aeroporti i Mynihut do të ketë terminal dëbimi, mediat e huaja: Mund të mbërrijnë dhe të nisen deri në 50 fluturime charter individuale dhe kolektive në ditë

Editor by Editor
July 25, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Aeroporti i Mynihut do të ketë terminal dëbimi, mediat e huaja: Mund të mbërrijnë dhe të nisen deri në 50 fluturime charter individuale dhe kolektive në ditë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJERMANIA- Mynihu, kodi IATA MUC, është aeroporti i dytë më i madh në Gjermani. Aeroporti, i vendosur në landin federal të Bavarisë, është një qendër qarkullimi për shoqërinë gjermane të fluturimit Lufthansas. Me një numër total prej 73 linjash ajrore, fluturimet mund të bëhen në 216 destinacione në 68 vende. Një terminal i tretë do t’i shtohet dy terminaleve të pasagjerëve: Gjermania planifikon të ndërtojë një terminal të posaçëm dëbimi në MUC për migrantët që duhet të largohen nga vendi.

Aeroporti i Mynihut planifikon të ndërtojë një ndërtesë për policinë federale, tha të mërkurën një zëdhënës i kompanisë. Pronari kryesor i aeroportit është Shteti i Lirë i Bavarisë, ndërsa qeveria federale dhe qyteti i Mynihut mbajnë aksione minoritare. Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann dhe Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt, të dy nga partia CSU, kërkojnë rregullisht dëbimin e rreptë të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminelëve të huaj.

“Terminal riatdhesimi” me dy kate

Sipas një dokumenti tenderimi për aeroportin, i ashtuquajturi “terminal riatdhesimi” do të ketë dy kate, informon agjencia e lajmeve Reuters. Ndërtimi është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2028. Do të projektohet në mënyrë që “të mund të mbërrijnë dhe të nisen deri në 50 fluturime çarter individuale dhe kolektive në ditë”.

“Një tavolinë qendrore regjistrimi do të instalohet në ndërtesë për të koordinuar në mënyrë efikase riatdhesimet”, vazhdon dokumenti. Policia federale nuk i ka komentuar planet deri tani.

Projekti është i diskutueshëm politikisht. “Një terminal të posaçëm për dëbime, këtë ne e shohim më tepër së në mënyrë kritike, i tha politikania rajonale Gülseren Demirel (Aleanca90/Të Gjelbrit) gazetës Süddeutsche Zeitung.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter (SPD) e konsideroi të arsyeshme riatdhesimin e kriminelëve në vendet e tyre të origjinës. “Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se është një ide e keqe, në parim, të kemi një terminal të këtij lloji.”

Qyteti i Freising-ut, i vendosur në veri të Mynihut, ku ndodhet një pjesë e aeroportit, diskutoi projektin këtë javë. Sipas administratës së qytetit, komisioni i planifikimit të qytetit e hodhi poshtë vendndodhjen e zgjedhur të aeroportit për arsye planifikimi. Qyteti do t’i paraqesë një raport mbi këtë çështje te autoriteti përkatës rajonal./ DW

Previous Post

Një ditë para skadimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tetativën e fundit për konstituim

Next Post

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet 54-vjeçarja në Kavajë

Next Post
E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet 54-vjeçarja në Kavajë

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet 54-vjeçarja në Kavajë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al