Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Nisje perfekte për vëllezërit kuqezi Shpendi, të dy shënojnë për Empolin dhe Cesenën

timoni.al by timoni.al
August 23, 2026
in LAJME
0
Nisje perfekte për vëllezërit kuqezi Shpendi, të dy shënojnë për Empolin dhe Cesenën
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Binjakët shqiptarë Cristian dhe Stiven Shpendi kanë nisur sezonin 2026-27 në Serie B ashtu si e mbyllën të kaluarin: me gola dhe spektakël. Që në javën e parë të kampionatit italian, të dy vëllezërit gjetën rrugën e rrjetës, duke vazhduar “duelin” e tyre pozitiv në distancë.

Të shtunën, Stiven shkëlqeu duke vulosur fitoren 1-0 të Empolit ndaj Cremoneses me një gol vendimtar. Përgjigja erdhi të dielën nga Cristian, i cili hapi llogarinë e golave për Cesenën në ndeshjen kundër Sampdorias. Në minutën e 16-të, ai shfrytëzoi një asist nga Guidi dhe dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke i dhënë një nisje të suksesshme trajnerit të ri, Alessandro Diamanti, në debutimin e tij në stolin bardhezi.

Të lindur në Ankona nga prindër shqiptarë, binjakët po konfirmojnë sërish se janë ndër talentet më premtues në futbollin italian. Edhe sezonin e shkuar ata patën paraqitje të spikatura në Serie B: Stiven realizoi 15 gola për Empolin, ndërsa Cristian shënoi 12 herë për Cesenën.

Për Cristianin, i cili nga viti i kaluar është bërë pjesë e rregullt e Kombëtares A të Shqipërisë, goli i fundit shton zërat e merkatos. Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Serie A, të cilat po e ndjekin nga afër situatën e sulmuesit kuqezi.

Previous Post

Arrestohet pronari i barit në Zvicër ku ndodhi tragjedia me 41 viktima; dyshohet se dhunoi gruan

Next Post

Etnik Brruti shënoi në debutimin e tij në HNL dhe zhbllokoi ndeshjen për Hajdukun ndaj Osijekut

Next Post
Etnik Brruti shënoi në debutimin e tij në HNL dhe zhbllokoi ndeshjen për Hajdukun ndaj Osijekut

Etnik Brruti shënoi në debutimin e tij në HNL dhe zhbllokoi ndeshjen për Hajdukun ndaj Osijekut

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al