Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e kësaj të marte, në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, nis rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Procesi i rinumërimit do të nisë me 94 kutitë e bashkive Peqin dhe Gramsh të qarkut të Elbasanit (së bashku me kutitë e materialeve zgjedhore), për të vijuar me Tiranën (1.282 kuti), më pas Fierin (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës (275 kuti brenda vendit + 85 nga diaspora.)

Procesi do të realizohet nga 24 tavolina numërimi, ku janë ngritur 24 grupe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore (48 numërues + 15 zëvendësues). Rinumërimi parashikohet që të zgjasë deri në 1 muaj, për shkak të numrit më të ulët të tavolinave krahasuar me numërimin fillestar më 11 maj.

KQZ ka deklaruar se nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi kostoja prej 21 milionë lekësh të rinj që parashikohet do të mbulohet nga kursimet e 11 majit. Paratë do të shpenzohen për sistemin online të raportimit, logjistikën dhe materialet ndihmëse. Të pranishëm do të jenë edhe vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

Me hapjen e 94 kutive në bashkitë Peqin dhe Gramsh do të krahasohen fletët e votimit me materialet zgjedhore. Në qarkun Tiranë, do të numërohen të gjitha votat si për partitë ashtu edhe për kandidatët. Edhe në qarkun e Fierit po ashtu. Në Durrës, KAS-i vendosi që të rinumërojë kutitë e KZAZ-ve 21 dhe 22 të kërkuara nga PD, dhe 60 kuti të kërkuara nga kandidati demokrat Aulon Kalaja.

Previous Post

Kërkon lirimin nga burgu! Ja kur do të mbahet seanca për Erion Veliajn në Gjykatën e Lartë

Next Post

“Maxhoranca presione ndaj institucioneve të drejtësisë”/Draft-rezoluta e Komisionit Evropian: Pasiguria ligjore për mandatet e GJK përbën shqetësim

Next Post
“Maxhoranca presione ndaj institucioneve të drejtësisë”/Draft-rezoluta e Komisionit Evropian: Pasiguria ligjore për mandatet e GJK përbën shqetësim

"Maxhoranca presione ndaj institucioneve të drejtësisë"/Draft-rezoluta e Komisionit Evropian: Pasiguria ligjore për mandatet e GJK përbën shqetësim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al