Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nis puna për “Reformat”, Gjiknuri i vendosur: Do punohet për ‘Zgjedhoren’, amnistinë e kemi në Kuvend

Editor by Editor
March 28, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Nis puna për “Reformat”, Gjiknuri i vendosur: Do punohet për ‘Zgjedhoren’, amnistinë e kemi në Kuvend
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli për ligjin e Reformës Zgjedhore dhe Amnistisë Penale pas mbledhjes së parë të të ashtuquajturit “grupi i dialogut”, ku pjesë është edhe Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Gjiknuri tha se projektligji për amnistinë ishte nëj çështje e tejkaluar që aktualisht po diskutohej mes krerëve të grupeve parlamentare, duke u ndalur më gjatë tek Reforma Zgjedhore. Sa i përket kësaj çështjeje të fundit, Gjiknuri tha se përveç “formacionit bazë” të grupit të punës, janë të mirëpritur edhe deputetë të tjerë që të japin mendimet e tyre, përfshirë edhe ata të grupimit të Lulzim Bashës. 

“Këtë vendimmarrje patëm sot, për të filluar modalitetin e punës për çuarjen përpara të procesit të mbetur të ligjit zgjedhor. Amnistia është gjë e tejkaluar tashmë, është në seancë, por nuk e diskutuam sot. Por besoj se edhe Amnistia do kalojë me konsensus,”- tha Gjiknuri ndër të tjera në fjalën e tij.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Gjiknuri: Grupi i punës sot nisi punën për të punuar me konsensus për çështjet prioritare. Këtë vendimmarrje patëm sot. Pjesa tjetër do të jetë herë pas herë. Amnistia është në seancë. Nuk do të jetë pjesë e një grupi pune. Janë çështje që do t’ju informojmë në kohën e duhur. Thelbi janë çështje që kërkojnë shumicë të cilësuar. E rëndësishme është që amnistia të marrë votat e nevojshme. Aktualisht, janë kryetarët e grupeve parlamentare që po diskutojnë mbi diçka të tillë.

A do e bëni kodin zgjedhor, sipas dëshirës tuaj dhe të Oerd Bylykbashit?

Gjiknuri: Konsultimet nuk janë vrarë, mendimi nuk vritet opinioni konsiderohet. Nëse do gjendet dakordësi me faktorët politikë, në këtë grup pune janë të përfshirë edhe deputetë të tjerë që duan të marrin pjesë për të thënë mendimin e tyre.  Konsultimi nuk mund të vritet, është aty për të shkëmbyer mendim.

A dështoi Komisioni bipartizan për Reformën?

Gjiknuri: E mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Edhe grupi i Lulzim Bashës ka të drejtë që të marrë pjesë në këtë grup pune.

Mbledhjet do të jenë të mbylluara?

Gjiknuri: Do t’ja bëjmë me dije publikut, nuk ka asgjë sekret më në punimet e Kuvendit.

Previous Post

“Paguaj 10 mln lekë”/ Kërkon që të njihet me aktet e dosjes, Beqaj gjen mënyrën, ngujohet në SPAK

Next Post

Aksidentoi për vdekje kalimtarin në Fier, arrestohet 20-vjeçari

Next Post
EMRI/ Ky është 50-vjeçari që u përplas për vdekje nga ‘Range Roveri’

Aksidentoi për vdekje kalimtarin në Fier, arrestohet 20-vjeçari

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al