Sunday, September 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ngjarja që ndodhi në komunizëm/ Një ditë dimri në Shkodër, sigurimsi sulmon në rrugë 79-vjeçarin, Mark Harapi

Editor by Editor
August 11, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Ngjarja që ndodhi në komunizëm/ Një ditë dimri në Shkodër, sigurimsi sulmon në rrugë 79-vjeçarin, Mark Harapi
0
SHARES
112
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe kur nuk ishte më në burg, jeta nuk ishte e thjeshtë për Atë Mark Harapin. Komunizmi i kishte hequr zhgunin e klerikut dhe mundësinë për t’u ushqyer, por nuk ishte i kënaqur. Ai përndiqej për t’u poshtëruar sa herë të shfaqej mundësia edhe pse në moshë të thyer dh e në gjendje të ligsht shëndetësore. Shkodrani Pjetër Logoreci ka sjellë për en.kujto.al kujtimet nga një ditë dimri e vitit 1969 kur një punonjës i Sigurimit e sulmon, e pështyn dhe më pas e rrëzon në rrugë atdhetarin, poliglotin, filozofin Mark Harapi.

I masakruemi

Nga Pjetër Logoreci

Dikur, si nxanës 12 vjeçar, u kthejshe n’ shpi te Arra e Madhe, tuj kalue nëpër nji rrugicë t’qetë t’Shkodres, ku gjindet shpia e Pashko Vasës. Ashtu si misteri i dyerve t’vjetrueme e i mureve t’nalta t’ksaj rrugice, m’kuriozonte edhe nji kalimtar i moshuem, me pamje t’ mjerueme e t’ lodhun, qi përshkohej aty pothuejse çdo mesditë. Kasketa e vjetër e rrasun mbi sy, nuk pengonte me vrojtue te i mjeri, tiparet e nji burrit fisnik, me fytyrë t’ mprehtë, me sy gri e autoritar, mustakë t’thinjun e t’ dendun, e nji hundë me kurriz, si shkabë malesh… Korpi i tij kocë e lkurë, i mbluem me nji pallto t’vjetër t’arnueme, kambët me plagë e shika prej galosheve t’çame qi i tërhiqte zvarrë, dy duer t’thata plot njolla t’zeza qi i dridheshin, qindronte n’kambë ndihmue prej bastuni t’moçëm me dru bjeshket.

Baba em m’diftoj, qi ky skamnuer ishte At Mark Harapi, nji gjigand i atdhetarisë, poliglot, filosof e përkthyes i vepres s’Aleksander Manzonit, qi dha ndihmesen e tij intelektuale n’fusha t’veçanta t’kulturës shqiptare. M’diftoj qi u “shpërblye me 20 vjet burg e internim politik” dhe qi mbijetonte nga lëmoshat e qytetarve t’Shkodres… por atë çka ndodhi me te, nji ditë t’akullt dimni t’vjetit 1969, tronditja e trishtimi ma mbyllën n’mende e n’zemren teme fmijnore për mos me e harrue kurr ma… N’mesditen e asaj dite t’kristalizueme, tuj çapitë kadalë, skamnori plak, po bante metrat e fundit për me mbrritë te dera e nji familjes zemerbardhë, qi për mshirë shpenzonte çdo ditë vaktin e mesditës për te, kur, …nga bryli i rrugës (te shpija e Gjonejve), po duket nji alamet burri.

Veshja tij, pardesyja teritalit me rryp në mes, pantallonat e ngrituna mbi nyje t’kambës si dhe kasketa stil kinez, i jepte atij nji pamje qesharake, por t’frigshme sigurimsit… Mbasi ktheu kryet mbrapa, siç duket me u sigurue qi ishte vetëm, tuj injorue prezencën teme, ju afrue plakut dhe filloj me i folë tanë inat e zëmrim, me nji ton urrejtje qi mue m’drithtoj ma shumë se t’ftohtit. Shfrynte, shante e turfullonte me egërsi tuj i pengue rrugën viktimës, deri qi e rrasi për mur… Mandej, zgjati doren tuj e mbërthye t’mjerin e pafuqishëm prej jaket, e afroj drejt vedit dhe e pështyu mbi ftyrë… At Marku, i mbeshtetun mundishëm mbi bastuni e vet, tuj mos dashtë me u përballë me t’keqen, u mundue pa bëza, tuj i kthye shpinden, me vazhdue rrugën.

Sigurimsi, qi u ndi i sfiduem, me sa fuqi pat, i shkelmoj bastunin plakut qi hupi drejtpeshen u rrëzue tuj përplasun mbi ngricën e rrugës kryet e ftyren, qi ju mblue n’gjak. Edhe sot e ksaj dite, nuk di se si nuk m’plasi zemra, tuj mbetë i palëvizun si gur zallit, i pafuqishëm me vu dorë mbi çka ndodhi. Ndër kohë, nji grue shpijake qi siç duket, mbas grilave, e kishte vrojtue krejt ndodhin, duel prej nji dere tuj i ofrue ndihmë Atit të plaguem qi tregonte me dorë e sy kah dera e mëshirës, aty afer…

Pjetër Logoreci

Vjenë, 25.10.2019

Previous Post

Zjarri shkrumbon masivin pyjor në Rrajcë të Prrenjasit, digjen edhe dy shtëpi të vjetra

Next Post

Plagosi me thikë dy persona jashtë një club-i, arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

Next Post
I hoqën lirinë 68-vjeçarit dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash, 2 të arrestuar në Elbasan

Plagosi me thikë dy persona jashtë një club-i, arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

AKTUALITET

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, theksoi urgentësën e ndalimit të luftës në Gaza, pas dy vitesh të konflikteve të...

Read moreDetails
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025
“Turizmi dhe ndërtimi kontribuojnë në ekonomi”, Sejko: Rritje ekonomike pozitive, ruajmë normën e interesit të pandryshuar.

LAJM I FUNDIT: Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij lirohen nga burgu.

September 27, 2025
Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

Përdorimi i Tylenol në shtatzëni: Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave sqarojnë se nuk ka rrezik për autizëm.

September 27, 2025
Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

Rusia shpreh kritika të forta ndaj Izraelit: Vrasjet e dhunshme në Gaza dhe aneksimi i Bregut Perëndimor janë të patolerueshme.

September 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

Plani i Trump për Gazën, ministrja britanike: Tani është koha për paqe, por procesi është delikat.

September 27, 2025
Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

Seria A: Inter nuk gabon përballë Cagliarit, Atalanta e Gjimshitit arrin të ndalë Juventusin me 10 lojtarë, Como dhe Cremonese përfundojnë ndeshjen me barazim.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al