Një aksident i rëndë ka ndodhur në Llaman të Himarës, ku janë përfshirë një automjet tip Porsche dhe një motor. Një i ri 26-vjeçar nga Himara, që udhëtonte me motorin, ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht me dëmtime të lehta. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Vlorë për trajtim më të specializuar. Në vendngjarje kanë mbërritur policia rrugore dhe ajo lokale për të hetuar shkaqet e aksidentit.

