Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ngërçi politik, sot tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Editor by Editor
May 3, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Ngërçi politik, sot tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Deputetët e Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00 në tentativën e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Pas betimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ku sot për herë të shtatë tentohet që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu të zgjidhet në krye të Kuvendit.

LVV e ka prezantuar deri tani Albulena Haxhiun si të vetmen kandidate për kryeparlamentare e por ajo ka përkrahjen edhe të partive tjera, PDK-së, LDK-së e AAK-së. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në dorëheqje, Hekuran Murati, ka apeluar që të shtunën të votohet zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se çfarëdo zvarritje e mëtejshme e partive tjera duke votuar kundër konstituimit të Kuvendit, tashmë është e tepruar dhe e panevojshme.

Murati, përmes një postimi në Facebok, ka thënë se për dallim prej qeverisë, ku vetëm koalicioni qeverisës i merr të gjitha pozitat në ekzekutiv, në Kuvend pushteti ndahet tek të gjitha partitë.

“Pra, nuk i merr të gjitha pozitat e kryesisë koalicioni qeverisës që bën 61 vota, por pozitat e kryesisë ndahen tek të gjitha partitë. Në njëfarë forme, hartuesit e Kushtetutës kanë dashur të balancojnë pushtetin legjislativ duke imponuar, nëse mund të quhet kështu, një Koalicion Konstituiv para se të kalohet tek Koalicioni Qeverisës”, shkoi ai.

Murati shton se Kryetari dhe një nënkryetar i takojnë partisë më të madhe, një nënkryetar i takon partisë së dytë, një nënkryetar i takon partisë së tretë, dhe dy nënkryetarë u takojnë partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë. Ai tha se nuk ka kuptim që edhe më tej të stërzgjatet diçka që është e përcaktuar në Kushtetutë.

Sipas tij, marrë parasysh situatën në të cilën gjenden, mënyra e votimit të fshehtë, e sugjeruar edhe nga Gjykata Kushtetuese ofron mundësinë ideale për të dalë nga ngërçi dhe deputetët e zgjedhur të mund të çojnë në vend pushtetin e deleguar nga qytetarët, duke konstituuar Kuvendin e duke zgjedhur qeverinë e re. 

Previous Post

Të shtëna me armë zjarri në një universitet privat pranë Los Angelesit, plagosen dy persona, autori në pranga 

Next Post

E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje të lëndëve të jashtëligjshme, arrestohet 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

Next Post
E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje të lëndëve të jashtëligjshme, arrestohet 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje të lëndëve të jashtëligjshme, arrestohet 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al