Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ngërçi i pagave: Administrata bojkoton Gjykatën e Tiranës, bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

timoni.al by timoni.al
September 8, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Ngërçi i pagave: Administrata bojkoton Gjykatën e Tiranës, bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Problemi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bllokuar shërbimet, duke kërkuar pagesën e pagave të muajit gusht dhe një sqarim për situatën. Administrata njoftoi kryetarin e gjykatës; punonjësve u bë e ditur se një qëndrim pritet pas mbledhjes së kryetarëve të gjykatave, e cila zhvillohet sot në orën 15:00 në Gjykatën e Lartë.

Gjithashtu, për çështjen e pagave është thirrur një takim edhe në sistemin e prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka ftuar drejtuesit e prokurorive të rretheve, Shoqatën e Prokurorëve dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Situata ka rrjedhur nga mosmiratimi nga Kuvendi, brenda afatit 31 korrik, të formulës së re të pagave të magjistratëve, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të një zgjidhjeje ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë përcaktuan një pagë referuese të re prej 222,425 lekësh, nga 156,800 lekë që ishte më parë, dhe shtesën prej 14,000 lekësh për nivelin e kualifikimit.

Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat me rritjen e re, duke argumentuar se përcaktimi i formulës është kompetencë e Kuvendit. Si pasojë, pagat e gushtit nuk janë ekzekutuar për gjyqtarë, prokurorë dhe për një pjesë të administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “dera e Thesarit të Shtetit” nuk mund të hapet me forcë. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka paralajmëruar se ngërçi pritet të zgjidhet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Previous Post

Sulmet e Huthive ndaj Arabisë Saudite, Riadi paralajmëron për pasoja: Nuk do ta tolerojmë agresionin

Next Post

IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e subjektit për shkelje në menaxhimin e mbetjeve

Next Post
IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e subjektit për shkelje në menaxhimin e mbetjeve

IKMT gjobit dhe pezullon aktivitetin e subjektit për shkelje në menaxhimin e mbetjeve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al