Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga “tregtimi i sekretit shtetëror”, te “korrupsioni në zgjedhje”, ish-deputeti Jurgis Çyrbja me tre akuza të rënda! Përplasja me Shullazin për Hotel Vollgën

Editor by Editor
October 20, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Nga “tregtimi i sekretit shtetëror”, te “korrupsioni në zgjedhje”, ish-deputeti Jurgis Çyrbja me tre akuza të rënda! Përplasja me Shullazin për Hotel Vollgën
0
SHARES
68
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja u arrestua sot në Durrës me urdhër të SPAK, ndërsa mbi të rëndojnë tre akuza, por jo ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi operacionin për arrestimin e Çyrbjas, i cili, siç raportoi Voxnews.al, u prangos teksa ishte në makinën që drejtohej nga shoferi i tij.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

Vlen të theksohet se Çyrbja ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Emiljano Shullazi mori Hotel Vollgën në Durrës. Ai ishte edhe pjesë e gjyqit ndaj Shullazit, ku dëshmoi për lidhjet e tij me biznesmenin Ylvi Beqja.

“Ylvi Beqaj më ka kërkuar regjistrimin e hotel ‘Vollgës’. Beqja më tha do të prezantoj me bashkëpronarin. Kur erdhi e pashë që ishte Shullazi. Jam takuar në një lokal në Shijak afër shtëpisë sime”, ka thënë deputeti i PS, duke rrëfyer edhe bisëdën me Emiljano Shullazin. Shullazit i kam thënë se do të zbatoj ligjin. Ai më pyeti nëse do ta regjistroja pronën. Bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës. Kam pasur konflikte, po jo me personat e pandehur”, tha Çyrbja në gjyqin ndaj Shullazit.

Është ende e paqartë nëse akuzat kanë lidhje me këtë episod, teksa dyshohet se ai mund të ketë dalë në përgjimet e aplikacionit “SKY ECC” me personazhe të botës së krimit.

Çyrbja dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit, para zgjedhjes si deputet në vitin 2021.

Çyrbja u thirr më 11 tetor në SPAK nga prokurori Dritan Prençi, ku u morr në pyetje mbi tetë orë, pas kallëzimit të bërë nga Edi Paloka në vitin 2021.

Previous Post

Arrestimi i Jurgis Çyrbes, SPAK zbardh akuzat

Next Post

Ish-mbrojtësi i Partizanit “rrëmben” skenën në Hungari, Bitri shënon “EUROGOL” me roveshatë

Next Post
Ish-mbrojtësi i Partizanit “rrëmben” skenën në Hungari, Bitri shënon “EUROGOL” me roveshatë

Ish-mbrojtësi i Partizanit "rrëmben" skenën në Hungari, Bitri shënon "EUROGOL" me roveshatë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al