Saturday, August 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Tirana në Vlorë e Sarandë, policia aksion surprizë për drogë dhe armë, disa të arrestuar

timoni.al by timoni.al
August 1, 2026
in AKTUALITET
0
Nga Tirana në Vlorë e Sarandë, policia aksion surprizë për drogë dhe armë, disa të arrestuar
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolle të befasishme në Tiranë dhe operacione antidrogë në Vlorë e Sarandë janë zhvilluar brenda 24 orëve të fundit me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Policia ka shoqëruar persona, sekuestruar armë dhe lëndë narkotike, dhe ka arrestuar katër të dyshuar në dy operacione të ndara.

Në kryeqytet, Forca e Posaçme Operacionale, Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore kryen kontrolle në akset kryesore dhe zona të ndryshme të qytetit. Gjatë aksionit u kontrolluan 61 automjete luksoze dhe u verifikuan 82 persona me precedentë kriminalë. Shërbimet hoqën 61 xhama të errësuar që ishin në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa pesë automjete u ndaluan për verifikime të mëtejshme, përfshirë një mjet të blinduar. Si pasojë e kontrolleve u shoqëruan edhe gjashtë persona, te cilët iu gjetën lëndë narkotike dhe armë të ftohta, dhe një drejtues automjeti rezultoi i dehur.

Në Qarkun e Vlorës, dy operacione policore çuan në arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e një arme zjarri, pesë kilogramëve cannabis, një sasie kokaine, gjashtë fishekëve dhe dy automjeteve. Një 30-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi iu sekuestruan armë dhe lëndë narkotike. Në Sarandë u kapën tre persona duke transportuar 5 kilogramë cannabis, që dyshohet se destinacionin e kishte tregun e Sarandës dhe të Ksamilit.

Policia njofton se hetimet për zbardhjen e plotë të këtyre veprimtarive kriminale vijojnë, dhe thekson se kontrollet do të vazhdojnë me politikë tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje.

Previous Post

Aksident në minierën e Bulqizës, dyshohet për një viktimë

Next Post

Digjen dy banesa në Berat, flakët kapin edhe një shtëpi monument kulture; zjarri dyshohet i qëllimshëm

Next Post
Digjen dy banesa në Berat, flakët kapin edhe një shtëpi monument kulture; zjarri dyshohet i qëllimshëm

Digjen dy banesa në Berat, flakët kapin edhe një shtëpi monument kulture; zjarri dyshohet i qëllimshëm

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al