Monday, August 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Spanja e Rumania në Shqipëri: Tre të kërkuar ndërkombëtarë përfundojnë në pranga, zbulohen identitetet

timoni.al by timoni.al
August 16, 2026
in AKTUALITET
0
I dënuar me 18 vjet burg për trafikim fëmijësh, ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, finalizoi tre faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”, duke sjellë në Shqipëri ose arrestuar për ekstradim tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Rinas u bë arrestimi provizor i Bujar Buja, 43 vjeç, lindur në Gjakovë dhe banues në Amsterdam, i kërkuar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Arrestimi u realizua përmes koordinimit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës. Gjykata Qendrore e Instruksionit nr.1 pranë Audiencës Nacionale të Madridit, në korrik 2026, i ka caktuar këtij shtetasi masën “Arrest me burg” për veprat e trafikimit dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Hetimet e Policisë Gjyqësore Spanjolle identifikuan një organizatë të dyshuar për trafik kokaine me qendër kryesisht në Costa del Sol; B. B. dyshohet të ketë qenë i implikuar në transportin e lëndës narkotike.

Në Rumani u arrestua për ekstradim Aurel Hoxhallari, 49 vjeç, lindur në Tiranë, i shpallur në kërkim që nga vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në prill 2018, të cilës i ishte caktuar masa “Arrest me burg” për veprat “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerjen e veprave nga grupi i organizuar. Për ngjarjen më 29.01.2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, ai dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas grek dhe të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin D. K. Në banesat e përfshirë në hetime u sekuestruan 9 armë zjarri, 130 kg kanabis dhe një sasi bimësh kanabisi.

Nga Londra u ekstradua Xhuljano Hoxha, 31 vjeç, lindur në Berat, i kërkuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në prill 2024 për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe veprat e kryera nga organizata kriminale, lidhur me rastin e zbuluar më 10.11.2022 në fshatin Drenovicë, qarku Berat. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme shënojnë përfshirjen e tij në kultivimin e bimëve narkotike. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes Interpol Manchester dhe Interpol Tiranës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, po vijon procedurat për finalizimin e ekstradimeve dhe veprimet e mëtejshme.

Previous Post

Islam Makhachev i pamposhtur thyen rekord fitore radhazi në UFC, mund Garry pas 5 raundeve dhe mbron titullin

Next Post

Doneri i ngeci në fyt; pronari i restorantit në Turqi i shpëton klientit me manovrën Heimlich

Next Post
Doneri i ngeci në fyt; pronari i restorantit në Turqi i shpëton klientit me manovrën Heimlich

Doneri i ngeci në fyt; pronari i restorantit në Turqi i shpëton klientit me manovrën Heimlich

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al