Thursday, July 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga makinat te shtëpitë dhe dyqanet: Arrestohet 29-vjeçari në Durrës, autor i 7 vjedhjeve në korrik

timoni.al by timoni.al
July 23, 2026
in AKTUALITET
0
Nga makinat te shtëpitë dhe dyqanet: Arrestohet 29-vjeçari në Durrës, autor i 7 vjedhjeve në korrik
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Lately” dhe zbardhi shtatë raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje të kryera gjatë muajit korrik 2026. Si rezultat i veprimeve hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi H. B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se i njëjti ka kryer një seri veprash të ndryshme me datat dhe vendet e mëposhtme: më 03.07.2026 ka tentuar të vjedhë në dy banesa në lagjen nr. 6 të Durrësit; më 14.07.2026 ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17 të qytetit; më 15.07.2026, në lagjen “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka vjedhur bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale; më 18.07.2026 ka vjedhur një shumë parash dhe disa produkte në një dyqan në fshatin Rrashbull; më 20.07.2026, përsëri në lagjen nr. 17, rezulton të ketë vjedhur vegla dhe materiale pune nga një automjet; më 21.07.2026 i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj brenda një autobusi; dhe më 22.07.2026 ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Materialet procedurale lidhur me këto ngjarje janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Policia njofton se zbardhja e këtyre rasteve erdhi pas veprimeve hetimore intensive të specialistëve të hetimit të krimeve të komisariatit, ndërsa i ndaluari është në dispozicion të organeve të drejtësisë për procedurat e mëtejshme.

Previous Post

Spiropali përplaset me Berishën në Kuvend: Asnjë bedel apo përdorues i pushtetit s’më ndal dot; kryedemokrati: Eliza pëllumbesha

Next Post

Vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës, autor i 7 vjedhjeve në korrik nga makina, shtëpi e dyqane

Next Post
Vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës, autor i 7 vjedhjeve në korrik nga makina, shtëpi e dyqane

Vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës, autor i 7 vjedhjeve në korrik nga makina, shtëpi e dyqane

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al