Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Neymar ëndërron Botërorin: Finalja Argjentinë–Brazil do të ishte spektakolare

timoni.al by timoni.al
April 29, 2026
in Lajmi Fundit
0
Neymar ëndërron Botërorin: Finalja Argjentinë–Brazil do të ishte spektakolare
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 11 qershor nis Kampionati Botëror i Futbollit që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me vëmendjen të përqendruar te Lionel Messi (38 vjeç) dhe Cristiano Ronaldo (41 vjeç), për të cilët ky do të jetë Botërori i fundit me kombëtaret përkatëse. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Neymar, megjithëse pranësia e tij në turne nuk është e sigurt dhe do të varet nga vendimi përfundimtar i Carlo Ancelottit.

Neymar, 34 vjeç, i përqendruar në rikuperimin e formës për të qenë në 100%, u rikthye në qendër të vëmendjes në Copa Sudamericana 2026. Pas barazimit të Santos me San Lorenzon argjentinas, sulmuesi brazilian shprehu dëshirën për të qenë në Botëror. “Po, sigurisht që e mendoj Botërorin. Çdo futbollist brazilian dëshiron të jetë atje dhe shpresoj që unë të mund të marr pjesë,” tha ai për TyC Sports. Neymar foli edhe për mundësinë e një ritakimi me Lionel Messin, duke deklaruar: “Një finale mes Argjentinës dhe Brazilit do të ishte spektakolare.”

Sulmuesi duhet të arrijë në gjendjen më optimale fizike në muajin qershor për të marrë pjesë në turne. Trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar se Neymar nuk është grumbulluar me Seleçaon për çështje fizike, jo për mungesë talenti.

Brazili do të luajë në Grupin C të Botërorit, së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë. Debutimi i seleksionit brazilian në këtë kompeticion është më 13 qershor ndaj Marokut në MetLife Stadium të New Jersey. Më pas Brazili do të përballet me Haitin më 19 qershor në Soldier Field të Filadelfias, dhe në përfundim do të luajë me Skocinë më 24 qershor në Hard Rock Stadium të Miamit.

Teksti buron nga Top Channel.

Previous Post

Ujësjellësi në Guri i Bardhë, 219 mln lekë, amortizohet nën 2 vjet; inxhinieri-gazetares: Na bezdise, s’ke punë tjetër?

Next Post

LIVE Atl. Madrid-Arsenal: Nis gjysmëfinalja e dytë në Metropolitano, skuadrat duan fitoren

Next Post
LIVE Atl. Madrid-Arsenal: Nis gjysmëfinalja e dytë në Metropolitano, skuadrat duan fitoren

LIVE Atl. Madrid-Arsenal: Nis gjysmëfinalja e dytë në Metropolitano, skuadrat duan fitoren

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al