Thursday, July 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano

timoni.al by timoni.al
July 23, 2026
in LAJME
0
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (INT) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi për të transformuar shërbimin onkologjik në Shqipëri, me synimin për të fuqizuar kapacitetet klinike, shkencore dhe organizative dhe për t’i afr ur praktikat e kujdesit standardeve europiane.

Sipas marrëveshjes, partneriteti do të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më modern dhe të orientuar drejt pacientit, përfshirë ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe standardizimin e protokolleve sipas praktikave më të mira europiane. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, theksoi se bashkëpunimi do të integrojë teknologjitë më të avancuara, nga intelligjenca artificiale dhe diagnostika digjitale, te telemjekësia dhe sistemet moderne të vendimmarrjes klinike.

Marrëveshja parashikon themelimin e një Qendre Studimesh Klinike (Clinical Trial Center) pranë QSUT, e cila synon të lejojë Shqipërinë të marrë pjesë aktive në kërkimin shkencor ndërkombëtar dhe të ofrojë pacientëve shqiptarë akses më të hershëm në terapitë inovative. Gjithashtu planifikohet standardizimi i protokolleve diagnostiko-terapeutike dhe harmonizimi i praktikave klinike, zhvillimi i diagnostikës molekulare dhe integrimi i teknologjive si telepatologjia dhe telekonsulta, me qëllim rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe aksesit në shërbimet onkologjike.

Një pjesë tjetër e marrëveshjes është mbështetja për krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik Shqiptar, me QSUT si qendër referimi (hub), që synon të garantojë standarde të unifikuara të kujdesit dhe akses të barabartë për pacientët në gjithë vendin. Bashkëpunimi përfshin edhe transferimin e ekspertizës në fushën e Health Technology Assessment (HTA), Value-Based Medicine dhe menaxhimit shëndetësor, duke forcuar kapacitetet kombëtare për vlerësimin e teknologjive shëndetësore, analizat kosto-përfitim dhe hartimin e politikave të bazuara në evidencë.

Ministrja Sala falenderoi partnerët në Milano dhe vlerësoi se ky partneritet pasqyron vizionin e reformave për modernizimin e sistemit shëndetësor shqiptar, duke investuar në dije, inovacion dhe përmirësim të shërbimeve për pacientët.

Previous Post

Deputetët në seancë plenare, protestuesit hedhin breshëri vezësh drejt kordonit policor jashtë Kuvendit

Next Post

Në kërkim në Lushnje 42-vjeçari, dyshohet se përdhunoi një 27-vjeçare me probleme mendore

Next Post
Të shtënat në Mirditë: 45-vjeçari i gjetur i vdekur në makinë dyshohet autor i vrasjes së Anton Kelit

Në kërkim në Lushnje 42-vjeçari, dyshohet se përdhunoi një 27-vjeçare me probleme mendore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al