Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar të hënën, në të cilën humbën jetën një 37-vjeçare shtatzënë dhe foshnja e saj 7-muajshe. Në njoftimin zyrtar, Ministria kërkon një vlerësim të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, duke nisur nga momenti i paraqitjes së pacientes në spital dhe gjatë gjithë trajtimit, me synim të verifikojë nëse kanë ndodhur parregullsi apo mangësi në kujdesin shëndetësor.
Ministria shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta. Ajo deklaron se, në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, po ndjek me përgjegjësi të plotë të gjitha hapat lidhur me trajtimin dhe menaxhimin e rastit. Si pjesë e këtij procesi, është kërkuar realizimi i një vlerësimi profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, që nga paraqitja e pacientes dhe deri te përfundimi i trajtimit.
Ministria thekson angazhimin për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri në ndjekjen e këtij çështjeje. Çdo gjetje që dalë nga vlerësimi i menaxhimit do të shqyrtohet me seriozitet maksimal dhe, nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale. Për Ministrinë, siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, përbëjnë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor.
Njoftimi i Ministrisë përmban kërkesën për një hetim të plotë dhe të pavarur të pranishëm në çdo fazë të kujdesit, si dhe angazhimin për marrjen e masave ligjore dhe administrative në rast të konstatimit të mangësive. Top Channel

