Friday, May 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Nëna e katër fëmijëve la dhunën, punon dy punë; vetëm qetësia e tyre më jep frocë

timoni.al by timoni.al
April 19, 2026
in LAJME
0
Nëna e katër fëmijëve la dhunën, punon dy punë; vetëm qetësia e tyre më jep frocë
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fjoralba, nënë e katër fëmijëve, përballet me pasojat e dhunës në familje dhe po përpiqet të ndërtojë vetë një jetë të sigurt për fëmijët e saj. Me një urdhër mbrojtjeje dhe në proces divorci, ajo nuk merr asnjë mbështetje nga babai i fëmijëve, kështu që të gjitha detyrimet për rritjen dhe ushqimin e tyre kanë rënë mbi të. Për të siguruar jetesën, Fjoralba punon në dy vende, duke ndarë ditën mes angazhimeve të shumta dhe përkujdesjes për fëmijët, të cilët i përshkruan si motivin kryesor për të vazhduar.

Ajo tregon se familja jetonte nën frikë për shkak të sjelljes së ish-partnerit: “Ishim në gjendje të terrorizuar prej tij. Ai dhe pine, në sherr e sipër mund të ndodhte më keqja. Kur i shoh fëmijët që nuk kanë frikë të thonë një fjalë, vetëm qetësia e tyre më jep forcë.” Fjalët e saj pasqyrojnë një përpjekje për t’i larguar fëmijët nga frika dhe pasiguria dhe për të ofruar një mjedis më të qetë dhe stabil.

Rasti i Fjoralbës nuk është i izoluar. Të dhënat nga Durrësi tregojnë se vetëm vitin e kaluar u regjistruan 685 padi për “zgjidhje martese”, prej të cilave 411 u paraqitën nga gratë. Psikologët vërejnë se pas këtyre shifrave fshihen shpesh histori të vështira, ku dhuna dhe konfliktet brenda familjes lënë pasoja të thella, veçanërisht tek fëmijët. Sipas psikologes Kasa, shumë gra hezitojnë t’i rrëfejnë përvojat e tyre për shkak të frikës, varësisë ekonomike dhe paragjykimeve, çka e bën edhe më të vështirë daljen nga një marrëdhënie e dhunshme.

Ndërsa përballet me sfida të shumta ditore, Fjoralba vazhdon të punojë dhe të sakrifikojë për t’u siguruar fëmijëve një jetë larg frikës dhe pasigurisë. Përpjekjet e saj për të mbajtur familjen dhe të krijuar një ambient të sigurt për fëmijët përshkruhen si një përpjekje e vazhdueshme për pavarësi dhe mbrojtje.

Previous Post

Pas 50 vitesh, historia e shtypit arbëresh del në dritë në studimin e Hamit Boriçit

Next Post

Sulmet ndaj termocentraleve, sipas deklaratës së ambasadorit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk janë krim lufte

Next Post
Sulmet ndaj termocentraleve, sipas deklaratës së ambasadorit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk janë krim lufte

Sulmet ndaj termocentraleve, sipas deklaratës së ambasadorit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk janë krim lufte

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al