Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nën akuzë për deklarim të rremë të pasurisë, shtyhet gjyqi ndaj Dogjanit, shkak angazhimi i tij në procesin e rinumërimit të votave

Editor by Editor
June 23, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Nën akuzë për deklarim të rremë të pasurisë, shtyhet gjyqi ndaj Dogjanit, shkak angazhimi i tij në procesin e rinumërimit të votave
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie është shtyrë për shkak të angazhimit të tij në procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Seanca ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje, për arsye të angazhimeve të demokratit.

Asllan Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik. Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Sipas SPAK, në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvend. Më tej mësohet se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarët, SPAK konstatoi se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Sipas Prokurorisë, kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

Previous Post

Triumfi i Trumpit apo iluzioni i rrezikshëm? Analiza: Sulmi i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit momenti më i dhunshëm i dy mandateve të Presidentit

Next Post

Salianji kërkon liri me kusht! Avokati: Burgu i Fierit vlerësim pozitiv, pritet raporti i shërbimit të provës

Next Post
Salianji kërkon liri me kusht! Avokati: Burgu i Fierit vlerësim pozitiv, pritet raporti i shërbimit të provës

Salianji kërkon liri me kusht! Avokati: Burgu i Fierit vlerësim pozitiv, pritet raporti i shërbimit të provës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al