Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në prag të një lufte të re në Lindjen e Mesme! Hezbollahu dhe Garda Revolucionare zotohen të “shpartallojnë” Izraelin

Editor by Editor
September 19, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Në prag të një lufte të re në Lindjen e Mesme! Hezbollahu dhe Garda Revolucionare zotohen të “shpartallojnë” Izraelin
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata mbizotëruese në Lindjen e Mesme është e tensionuar dhe duket se është përkeqësuar pas shpërthimeve në pajisjet dhe radiot  të Hezbollahut në Liban.

Udhëheqësi i organizatës libaneze, Hassan Nasrallah, tha se shpërthimet e altoparlantëve dhe pajisjeve të tjera komunikuese të organizatës në dy ditët e fundit në Liban mund të jenë një shpallje lufte.

Në deklaratat e tij të para pas sulmeve të paprecedentë, ai i përshkroi sulmet e së martës dhe të mërkurës si “masakra”, duke thënë se organizatës i ishte dhënë një goditje e paprecedentë.

Këto sulme janë një provë për ne, theksoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se kjo goditje e madhe ndaj pajisjeve të komunikimit nuk do të çojë në rënien e Hezbollahut.

Izraeli ka shkelur “vijat e kuqe” me këto sulme, theksoi Nasrallah.

Sipas dëshmitarëve okularë të Reuters, në kohën e fjalimit të Nasrallah, avionët luftarakë po fluturonin poshtë mbi Bejrut.

Teherani kërcënon Izraelin me një përgjigje dërrmuese

Izraeli do të përballet me “një përgjigje dërrmuese nga boshti i rezistencës”, tha komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami.

https://youtube.com/watch?v=jzD99h9W15Y%3Ffeature%3Doembed

“Akte të tilla terroriste janë padyshim rezultat i dëshpërimit të regjimit sionist (Izraelit) dhe dështimeve të njëpasnjëshme. Kjo së shpejti do të përballet me një përgjigje dërrmuese nga boshti i rezistencës dhe do të jemi dëshmitarë të shkatërrimit të këtij regjimi gjakatar dhe kriminal”, theksoi Salami në mesazhin e tij për Nasrallah.

Izrael: Me kalimin e kohës, Hezbollahu do të paguajë një çmim në rritje

Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad, tha se aksioni ushtarak i Izraelit kundër Hezbollahut “do të vazhdojë”.

“Në fazën e re të luftës ka mundësi të konsiderueshme por edhe rreziqe të konsiderueshme. Hezbollahu ndihet i persekutuar. Sekuenca e veprimeve tona ushtarake do të vazhdojë”, theksoi Galland gjatë një konference me zyrtarë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=vizionplustv&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1836804757639340465&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fne-prag-te-nje-lufte-te-re-ne-lindjen-e-mesme-hezbollahu-dhe-garda-revolucionare-zotohen-te-shpartallojne-izraelin%2F&sessionId=3a919a6100c9f0d13bdfe69e08d6e55e5bdb7e4d&siteScreenName=vizionplustv&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

“Qëllimi ynë është të sigurojmë kthimin e sigurt të komuniteteve veriore të Izraelit në shtëpitë e tyre. Me kalimin e kohës, Hezbollahu do të paguajë një çmim gjithnjë e më të madh”, shtoi ai.

Blinken apelon për të mos përshkallëzuar më tej situatën

Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken paralajmëroi sot për rrezikun e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme pas shpërthimit të mijëra sinjalizuesve që i përkisnin anëtarëve të organizatës libaneze Hezbollah.

Lajmet për shpërthimet erdhën ndërsa diplomati i lartë amerikan po udhëtonte për në Kajro për t’u takuar me zyrtarë të lartë egjiptianë me shpresën për avancimin e përpjekjeve për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Egjiptin.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=vizionplustv&dnt=false&embedId=twitter-widget-1&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1836797137633337656&lang=en&maxWidth=560px&origin=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fne-prag-te-nje-lufte-te-re-ne-lindjen-e-mesme-hezbollahu-dhe-garda-revolucionare-zotohen-te-shpartallojne-izraelin%2F&sessionId=3a919a6100c9f0d13bdfe69e08d6e55e5bdb7e4d&siteScreenName=vizionplustv&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

I pyetur për shpërthimet, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po mblidhnin ende prova, por nuk ishte në interesin e askujt të zgjeronte konfliktin.

“Është e domosdoshme që të gjitha palët të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzojë konfliktin,” tha Blinken në një konferencë shtypi së bashku me homologun e tij egjiptian.

Blinken tha se ai është i fokusuar në sigurimin e një marrëveshjeje armëpushimi që do të sjellë qetësi.

Previous Post

Meçani: Gert Bogdani ishte “ujk i vetmuar”, nuk u bë kurrë pjesë e klaneve

Next Post

Kylian Mbappe fiton më së shumti – Perez me plan të ri për Vinicius dhe Bellingham sa i përket pagave

Next Post
Kylian Mbappe fiton më së shumti – Perez me plan të ri për Vinicius dhe Bellingham sa i përket pagave

Kylian Mbappe fiton më së shumti – Perez me plan të ri për Vinicius dhe Bellingham sa i përket pagave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al