Monday, August 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në Krujë zjarri vazhdon aktiv, në Krastë flakët rriten në intensitet dhe përhapen në masiv pyjor

timoni.al by timoni.al
August 10, 2026
in AKTUALITET
0
Në Krujë zjarri vazhdon aktiv, në Krastë flakët rriten në intensitet dhe përhapen në masiv pyjor
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00 janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 4 janë në monitorim. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Zona e Dajt vazhdon të mbahet nën monitorim. Në Cikallesh, bashkia Kavajë, zjarri është shuar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim. Në Priskë e Madhe puna vijon me 4 automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe mbështetjen e 1 helikopteri të Forcës Ajrore; nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Mallakastër, vatrat në Riban–Ngraçan–Panahor–Çyçen janë shuar plotësisht dhe po mbahen në monitorim. Zjarri në Drenie, bashkia Patos, është vënë nën kontroll të plotë dhe vijon monitorimi. Në Krujë, vatra në Abaze vijon aktive por sipas raportit nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në Krastë, zjarri ka rritur intensitetin dhe është përhapur në masiv pyjor; në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore, dhe sipas njoftimit nuk ka rrezik për banesat.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të Forcave të Armatosura bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit në orën 13:00. Aktive mbeten gjithashtu vatrat në malin e Nemëçkës, bashkia Përmet, dhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe; të dyja ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, por sipas Ministrisë nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Puna vijon në të gjitha vatrat aktive, ndërsa aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara. AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vazhdojnë koordinimin dhe monitorimin e situatës në të gjithë territorin.

Previous Post

Odiseja sjell turistë në Itakë, Bum vizitorësh pas filmit të Nolanit, megjithatë asnjë skenë nuk u xhirua atje

Next Post

Përse Ukraina nuk e njeh Kosovën? Kryetari i komisionit për Politikën e Jashtme: Vendimi në dorën e Zelensky-t

Next Post
Përse Ukraina nuk e njeh Kosovën? Kryetari i komisionit për Politikën e Jashtme: Vendimi në dorën e Zelensky-t

Përse Ukraina nuk e njeh Kosovën? Kryetari i komisionit për Politikën e Jashtme: Vendimi në dorën e Zelensky-t

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al