Saturday, July 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, 26-vjeçari arrestohet në Kavajë; pritet ekstradimi drejt Italisë

timoni.al by timoni.al
July 25, 2026
in KRYESORE
0
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike, 26-vjeçari arrestohet në Kavajë; pritet ekstradimi drejt Italisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 26-vjeçar, i identifikuar me inicialet S.B., banues në Kavajë, u arrestua sot pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Breshias, në Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, për të cilën parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim.

Kapja e tij u realizua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatit të Policisë Kavajë, si pjesë e një faze tjetër të operacionit policor të koduar “Fast”. S.B. u lokalizua dhe u arrestua provizorisht në Kavajë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga hetimet rezulton se i arrestuari ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe disa shtetas italianë. Në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të organizatës, ai dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre në disa zona të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë.

Previous Post

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër; fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Next Post

Banka Qëndrore Europiane prezanton 10 modele të reja; qytetarët do të zgjedhin dizajnin fitues të eurove

Next Post
Banka Qëndrore Europiane prezanton 10 modele të reja; qytetarët do të zgjedhin dizajnin fitues të eurove

Banka Qëndrore Europiane prezanton 10 modele të reja; qytetarët do të zgjedhin dizajnin fitues të eurove

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al