Gjatë ndeshjes pati një përplasje në fushë mes Antonio Contes dhe Cesc Fabregas, në të cilën u përdorën edhe fjalë të rënda, ndërsa trajneri spanjoll po ankohej te arbitri i katërt për një faull. Episodi kishte shkaktuar tension në pankinë, por pas ndeshjes trajneri salentin u përpoq ta sqaronte situatën duke i dhënë edhe fjalë të ngrohta kolegut të tij.
“Zënka me Fabregas? Mua Cesc në pankinë më pëlqen, është gjaknxehtë. Duke qenë se edhe unë jam kështu… më ngjan,” tha trajneri i Napolit, duke shtuar se janë “persona që kanë pasion, pasion për punën që bëjmë. Cesc duket që të studion. Është i destinuar të bëjë këtë profesion.” Me këto fjalë Conte synoi të ulte tensionin dhe të shpjegonte se dinamika e diskutimit lind nga pasioni dhe përkushtimi profesional.
Conte gjithashtu bëri një analizë të ndeshjes ndaj Comos. Ai vlerësoi se ishte një takim i cili kishte impakt dhe kosto për të dyja ekipet: “Me siguri ishte një ndeshje e mirë, sepse nëse nuk bën mirë, nuk del pa dëme që këtu,” tha Conte, duke theksuar se të dyja skuadrat kishin shumë në lojë. Sipas tij, Como mund të ketë pasur edhe më shumë interesa sa i përket zonës Champions.
Trajneri vuri në dukje vështirësitë në pjesën e parë për të ushtruar presionin në mënyrë efektive, përmendë një lojtar të tyre “të lëvizjes pranë portës” që e bën të vështirë kapjen lart dhe se edhe “lëvizja më e vogël e gabuar” mund të hapë mundësi për të nisur bashkëlojtarët në vertikalizim, duke detyruar skuadrën kundërshtare të vrapojë prapa për 80 metra. Në pjesën e dytë, sipas Contes, skuadra u përmirësua dhe iu afrua golit të fitores.
Ai kujtoi që tani kanë edhe tre ndeshje për të siguruar zonën Champions dhe për të mbyllur sezonin në pozicionin më të lartë të mundshëm, duke vlerësuar se “djemtë bënë mirë në një fushë të vështirë.” Top Channel.

