Thursday, June 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Në ditën e 18-të të tubimit para Kryeministrisë procedohen penalisht 23 protestues

timoni.al by timoni.al
June 18, 2026
in Lajmi Fundit
0
Live: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë afër Italisë, socialistët festojnë; aktivisti: Mos shkoni në mitingun e PS, kujdes provokimet
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet e Policisë së DVP Tiranë, përveç sigurimit të rendit gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ndërmorën veprime hetimore dhe procedurale për identifikimin e personave që vepruan në kundërshtim me ligjin. Nga verifikimet rezultoi se disa pjesëmarrës organizuan dhe drejtuan tubimin, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve në disa rrugë të Tiranës dhe duke devijuar itinerarin e njoftuar më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë proceduar penalisht 23 shtetas: A. K., A. Ll., L. K., E. K., V. D., E. Z., Xh. P., A. N., I. Rr., J. Sh., A. H., Xh. B., Sh. B., E. Q., T. H., S. M., E. K., D. K., A. Ll., L. D., B. K., R. S. dhe E. L. Puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës vazhdon. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndërkohë, më datë 17.06.2026, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është paraqitur shtetasi R. M., i cili ka kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar më 16.06.2026 është kanosur nga shtetasi G. P. Kallëzimi lidhej me një debat për publikimin e një videoje në një rrjet social, ku pretendohesh se G. P. pengonte qytetarët të flisnin në podium; sipas kallëzuesit, pas debatit G. P. i është drejtuar me fjalë që ai i ka konsideruar kërcënuese. Kallëzuesi deklaroi se ai dhe bashkëshortja ndihen të kërcënuar nga shtetasi G. P.

Policia ka thirrur dhe marrë deklarim nga G. P., i cili pranoi se ka kërkuar sqarime nga kallëzuesi në lidhje me videon e publikuar në rrjetin social. Materialet për këtë rast do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Arrestohet në Tiranë autori që kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash

Next Post

Dita e 18-të e tubimit para Kryeministrisë/ Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në kryeqytet

Next Post
Live: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë afër Italisë, socialistët festojnë; aktivisti: Mos shkoni në mitingun e PS, kujdes provokimet

Dita e 18-të e tubimit para Kryeministrisë/ Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në kryeqytet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al