Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Në burg si pjesë e grupeve kriminale, SPAK i sekuestron 1 milion euro pasuri Oltion Bistrit

Editor by Editor
January 31, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Në burg si pjesë e grupeve kriminale, SPAK i sekuestron 1 milion euro pasuri Oltion Bistrit
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 1 milionë euro, që dyshohet se i përkasin ish-drejtorit të policisë Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Bistri ndodhet pas hekurave nën akuzë se është pjesë e grupeve kriminale, dhe vepronte për llogari të tyre. Pronat në fjalë, që përfshijnë kryesisht pasuri të paluajtshme, janë shitur dhe blerë në mënyrë të dyshimtë në muajt e fundit.

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr. 9 të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334, dhe 287 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale shtetasi O. B. Nga hetimet e kryera dhe provat e administruara nga hetimi i deritanishëm i këtij procedimi është evidentuar se që nga viti 2015 e në vijim i hetuari O. B. dhe familjarët e afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 000 000 (një milion) Euro.

Në këto kushte nga Prokuroria e Posaçme është vendosur sekuestrimi për pasuritë e mëposhtme:

1. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro, e ndodhur në Tiranë.

2. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, me sipërfaqe totale të apartamentit përfshirë edhe sipërfaqet e përbashkëta 400 (katërqind) metra katror, me një çmim në total prej 200 000 (dyqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

3. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 125 (njëqind e njëzet e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 300 000 (treqind mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

4. Njësia dyqan me sipërfaqe ndërtimore 95 (nëntëdhjetë e pesë) metra katror, me një çmim në total prej 230 000 (dyqind e tridhjetë mijë) Euro e ndodhur në Tiranë.

5. Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament banimi, me sipërfaqe totale 110.6 m2, me çmim shitje 50 300 Euro e ndodhur në Tiranë. 

Ndërkohë vazhdojnë me intesitet hetimet në kuadër të procedimit penal nr.09/2023 me qëllim sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi, sqarimin e plotë të përgjegjësisë penale për të gjithë personat e përfshirë, si dhe hetimin e plotë financiar të gjithë të dyshuarve si autorë të veprave penale objekt hetimi.

Previous Post

Të thithësh vdekjen në Tiranë! Ekonomi e ndërtuar mbi ndotjen

Next Post

“Selman Stërmasi” drejt prishjes, ja prapaskenat për stadiumin e kryeqytetit

Next Post
“Selman Stërmasi” drejt prishjes, ja prapaskenat për stadiumin e kryeqytetit

“Selman Stërmasi” drejt prishjes, ja prapaskenat për stadiumin e kryeqytetit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al