Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndodh për herë të parë, tanket izraelite mësyjnë në Gazën jugore të Deir Al-Balah

Editor by Editor
July 22, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ndodh për herë të parë, tanket izraelite mësyjnë në Gazën jugore të Deir Al-Balah
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tanket izraelite hynë për herë të parë të në zonat jugore dhe lindore të qytetit Deir Al-Balah të Gazës, një zonë ku burime izraelite thanë se ushtria beson se disa nga pengjet e mbetura mund të mbahen, citon Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve Reuters.

Mjekët e Gazës thanë se të paktën tre palestinezë u vranë dhe disa u plagosën në bombardimet me tanke që goditën tetë shtëpi dhe tre xhami në zonë, të cilat ndodhën një ditë pasi ushtria urdhëroi banorët të largoheshin, duke thënë se planifikonte të luftonte militantët e Hamasit. Bastisja dhe bombardimet i shtynë dhjetëra familje që kishin mbetur të iknin dhe të shkonin në perëndim drejt zonës bregdetare të Deir Al-Balah dhe Khan Younis aty pranë, shkruan A2 CNN.

Në Khan Younis, një sulm ajror izraelit vrau të paktën pesë persona, përfshirë një burrë, gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre, në një tendë, thanë mjekët.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm izraelit mbi incidentet në Deir Al-Balah dhe Khan Younis. Ushtria izraelite tha se nuk kishte hyrë në rrethet e Deir Al-Balah, në përputhje me urdhrin e evakuimit gjatë konfliktit aktual dhe se po vazhdonte “të vepronte me forcë të madhe për të shkatërruar aftësitë e armikut dhe infrastrukturën terroriste në zonë”.

Burime izraelite kanë thënë se arsyeja pse ushtria deri më tani ka qëndruar jashtë është se dyshojnë se Hamasi mund të mbajë pengje atje. Besohet se të paktën 20 nga 50 pengjet e mbetura në robëri në Gaza janë ende gjallë.

Familjet e pengjeve shprehën shqetësimin e tyre për të afërmit e tyre dhe kërkuan një shpjegim nga ushtria se si do t’i mbronte ata. Përshkallëzimi ushtarak vjen ndërsa zyrtarët e shëndetësisë në Gaza paralajmëruan për “vdekje masive” të mundshme në ditët në vijim për shkak të urisë në rritje, e cila ka vrarë të paktën 19 persona që nga e shtuna, sipas ministrisë së shëndetësisë së territorit. 

Previous Post

Përplasja për mandatin e deputetit/ Flet Zeqir Kordhoni: Lapaj na gënjeu dhe nuk e mbajti fjalën! Unë s’jam kalama që të tallet njeri me mua

Next Post

Përndoqi ish të dashurën në rrjete sociale dhe i la 2 fishekë në oborrin e banesës së familjes, arrestohet 34-vjeçari

Next Post
Përndoqi ish të dashurën në rrjete sociale dhe i la 2 fishekë në oborrin e banesës së familjes, arrestohet 34-vjeçari

Përndoqi ish të dashurën në rrjete sociale dhe i la 2 fishekë në oborrin e banesës së familjes, arrestohet 34-vjeçari

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al