Thursday, June 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ndërtimet pa leje në Ksamil: Apeli ndryshon masat sigurisë, detyrim paraqitje për dy oficerët e krimeve në Sarandë

timoni.al by timoni.al
June 18, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ndërtimet pa leje në Ksamil: Apeli ndryshon masat sigurisë, detyrim paraqitje për dy oficerët e krimeve në Sarandë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ndryshoi masat e sigurisë për oficerët e krimeve të Komisariatit të Sarandës, Andi Duro dhe Ajdin Islamaj, duke zëvendësuar “arrestin në shtëpi” me detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore. Më parë, ndaj tyre ishte caktuar masa “arrest në shtëpi” pasi u ndaluan nga Autoriteti i Monitorimit të Pasurisë (AMP) nën dyshimet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil.

Sipas vendimit të dhënë më 18 qershor 2026, të dy të dyshuarit duhet të paraqiten periodikisht pranë oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. Vendimi miraton, me ndryshim, vendimin nr. 23-2026-798, datë 19.05.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Për Andi Duron është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale. Ai urdhërohet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë përkatëse “të hënën e parë të tretë të çdo muaji, ora 10.00”. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij nga “arresti në shtëpi” nëse ndaj tij nuk është caktuar ndonjë masë tjetër sigurimi arresti ose nuk ka vendim dënimi me burgim të formës së prerë.

Për Ajdin Islamajn është caktuar po ashtu masa “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” sipas nenit 234 të K.Pr.Penale. Ai urdhërohet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë përkatëse “të hënën e parë të tretë të çdo muaji, ora 10.30”. Lirimi i menjëhershëm nga “arresti në shtëpi” për të dyshuarin është i parashikuar nëse nuk është caktuar ndonjë masë tjetër sigurimi arresti ose vendim dënimi me burgim të formës së prerë.

Prokuroria dhe policia gjyqësore janë urdhëruar për ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke llogaritur afatin prej ditës pas njoftimit të vendimit.

Previous Post

Rama përplaset me CNN: Nuk jeni objektiv, greke; shumica duan Zvërnecin, ajo që shihni s’është ajo që ndodh

Next Post

Live: Çeki – Afrikë e Jugut, starton sfida në Atlanta, skuadrat kërkojnë pikët e para në Botëror

Next Post
Live: Çeki – Afrikë e Jugut, starton sfida në Atlanta, skuadrat kërkojnë pikët e para në Botëror

Live: Çeki – Afrikë e Jugut, starton sfida në Atlanta, skuadrat kërkojnë pikët e para në Botëror

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al