Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, Albin Kurti: Një patriot i emancipuar, ndihmoi të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri

Editor by Editor
August 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Ndarja nga jeta e gazetarit Artur Zheji, Albin Kurti: Një patriot i emancipuar, ndihmoi të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji. Në reagimin e tij në rrjete sociale, Kurti shkruan se Zheji ishte ndër gazetarët e rrallë që përtej lajmit të ditës, angazhohej me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohej. 

Ai shton më tej se i ardhur nga një baba intelektuar dhe një nënë aktore e shquar, edhe gazetari i ndjerë “nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon”. 

Kurti shprehet se Artur Zheji ishte nëj patriot i emancipuar që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja e Kosovës dhe të rritej jehona e kërkesës së drejtë për liri. Kryeministri i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të gazetarit. 

POSTIMI I PLOTË:

Artur Zheji, personalitet i medias së shkruar e asaj televizive është ndarë dje prej nesh në moshën 64-vjeçare. I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen.

I ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami.

Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri.

Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Petro Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe!

Previous Post

Dhunë policore ndaj protestuesve në Serbi, dyshohet se po përdoren dhe bandat kriminale/ Analiza: A po i lëkund kjo marrëdhëniet me BE-në?

Next Post

“Një mendje e shkëlqyer”, Monika Stafa flet për intervistën e fundit me Zhejin: I kujdeshëm me çdo fjalë që tha.

Next Post
“Një mendje e shkëlqyer”, Monika Stafa flet për intervistën e fundit me Zhejin: I kujdeshëm me çdo fjalë që tha.

“Një mendje e shkëlqyer”, Monika Stafa flet për intervistën e fundit me Zhejin: I kujdeshëm me çdo fjalë që tha.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al