Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

Editor by Editor
June 20, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt ka reaguar lidhur me ekzaminimin psikik të Naim Murselit. Ai e ka cilësuar këtë ekzaminim si përpjekje për të shmangur dënimin me burg të përjetshëm. Avokati tha se ky veprim është në përputhje me procedurat ligjore, po sipas tyre kjo shihet si një manovër me synim vonimin e procesit gjyqësor. Më tej ai tha se në raste të ngjashme në të kaluarën, ekzaminimet psikiatrike janë përdorur si mjet për të penguar drejtësinë apo për të krijuar baza për arratisje. Ndërkohë shtoi se familjarët e Liridonës, e kanë pritur me frikë këtë zhvillim.

“Vendimi i gjykatës për të pranuar këtë kërkesë është në përputhje me procedurat ligjore, por nga ana jonë shihet si një manovër e mbrojtjes për të vonuar procesin ose për të shmangur përballjen e plotë me drejtësinë. Kjo është një taktikë që shpesh përdoret për të ndikuar në zbutjen e dënimit përmes mekanizmave shëndetësorë apo për ta paraqitur të pandehurin në një dritë tjetër përpara gjykatës. 

Ka pasur mjaft raste kur këto ekzaminime janë keqpërdorur, por në përfundim ka rezultuar se i akuzuari është mendërisht i shëndetshëm. Në këtë rast konkret, përballja e Naim Murselit me një dënim të mundshëm të përjetshëm e shtyn atë të përdorë çdo hap të mundshëm ligjor për të zbutur pasojat, dhe ndoshta kjo është përpjekja e tij e fundit për të ndikuar në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Si përfaqësues i familjes shpreh në njërën anë shpresën që i gjithë ky proces të zhvillohet konform ligjit dhe të vendoset në mënyrë të drejtë dhe profesionale. Duke pasur parasysh që ka pasur çdoherë dyshime në këto institucione, kur është vendosur me ekzaminimet e ngjashme, familja shpreh shqetësimin dhe frikën mos do të ketë ndikime të mundshme në vendimmarrje që do të bëhet në përpilimin e raporteve dhe ekzaminimit psikiatrik. Jemi me shpresë që çdo gjë do të shkojë mirë”, tha Syla për TV Dukagjini.

Naim Murseli, i cili po hetohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt është dërguar sot pë ekzaminim psikiatrik në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, Murseli është lëvizur i prangosur këmbë dhe duar, ndërsa pasi ka kryer një ekzaminim psikiatrik me trajtimin e CT-s, është larguar nga klinika. Shpend Haxhibeqiri, drejtor i QKUK-së, ka thënë se Murseli do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik dhe do të qëndrojë aty derisa stafi mjekësor ta vlerësojë të mjaftueshme praninë e tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Previous Post

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

Next Post

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Next Post
Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al