Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Na dërgoi për herë të dytë në Evropian, Sylvinho me mesazhin “e ëmbël” për tifozët: Lumturi dhe krenari e madhe

Editor by Editor
November 18, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Na dërgoi për herë të dytë në Evropian, Sylvinho me mesazhin “e ëmbël” për tifozët: Lumturi dhe krenari e madhe
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, “legjionarët” e Kombëtares sonë arritën të shkruajnë sërish historinë, kësaj radhe në “Zimbru Stadium” të Moldavisë, ku barazimi, 1 me 1, ndaj këtyre të fundit u mjaftoi “shqiponjave” për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 14 qershori deri në 14 korrik, në Gjermani.

Padyshim protagonist absolut në këtë arritje është edhe “mister” Sylvinho, me teknikun brazilian, që në vetëm 7 ndeshje arriti të na dërgojë në kompeticionin më të rëndësishëm për futbollin e Kombëtareve, në Evropë, falë grintës dhe harmonisë që i dhuroi “legjionarëve” tanë, pa llogaritur këtu zbulimet dhe perfeksionim e lojtarëve.

Mirëpo, përveç nesh i lumtur, duket të jetë edhe vetë tekniku brazilian, i cili e konsideron kualifikimin, si një “lumturi e krenari të madhe”, ndërsa më tej, një postim në profilin e tij zyrtar, në Instagram shprehet tepër falenderues për gjithçka, që nga futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e Federatës, tifozët, si dhe për familjen e tij. 

Postimi i plotë i teknikut Sylvinho: 

Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.

Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.

Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.

Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.

Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë.

Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim!

Për këdo që direkt apo indirekt ka qënë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme.

Euro 2024 është këtu tani.

Previous Post

Historia e pabesueshme e Jasir Asanit/ FSHF s’e kishte në ‘plan’, në kombëtare e solli miku norvegjez i Zabaletës

Next Post

Kuvendi rrethohet nga Garda? Nikolla mohon opozitën

Next Post
Kuvendi rrethohet nga Garda? Nikolla mohon opozitën

Kuvendi rrethohet nga Garda? Nikolla mohon opozitën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al