Friday, July 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Muzikë mbi nivelin e lejuar gjatë mbrëmjes, gjobiten me 200,000 lekë të reja dy pronarë lokalesh në Golem

timoni.al by timoni.al
July 31, 2026
in LAJME
0
Muzikë mbi nivelin e lejuar gjatë mbrëmjes, gjobiten me 200,000 lekë të reja dy pronarë lokalesh në Golem
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrollet e Policisë së Durrësit për ndotjen akustike në zonat turistike çuan në ndëshkimin e dy pronarëve të lokaleve në Golem, të cilët u gjobitën me nga 200 000 lekë të rinj secili, pasi matjet e autoriteteve konstatuan se muzika në ambientet e tyre tejkalonte kufijtë e lejuar nga ligji, gjatë mbrëmjes. DVP Durrës njofton se vijon kontrollet për nivelin e zhurmave dhe zbatimin e orarit të aktivitetit me muzikë.

Shërbimet e Stacioneve të Policisë Golem dhe Plazh, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike dhe bazuar në ankesat e qytetarëve, kanë vijuar kontrollet në terren. Në kuadër të këtyre veprimeve janë testuar me matës zhurme disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Matjet u realizuan sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim dhe nga ato rezultoi se në dy lokale në Golem ishte muzikë mbi nivelin e lejuar. Për këtë shkelje, pronarët e lokaleve, shtetasit G. Gj., 46 vjeç, dhe F. S., 30 vjeç, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 200 000 lekësh të rinj.

Përveç matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për gjenerimin e muzikës në ambiente të hapura në zona apo qendra të banuara, i cili, sipas njoftimit, është nga ora 11:00 deri në orën 24:00. Autoritetet theksuan se vijon intensivisht zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Burimi: Top Channel.

Previous Post

Pas dy vitesh lirohet, avokati i ish-ministrit tregon reagimin e Beqajt: Kërkuam shuarjen e masës, por s’do apelojmë

Next Post

Zjarret e mëdha kërcënojnë zonat turistike, 8 mijë persona largohen nga Kreta

Next Post
Zjarret e mëdha kërcënojnë zonat turistike, 8 mijë persona largohen nga Kreta

Zjarret e mëdha kërcënojnë zonat turistike, 8 mijë persona largohen nga Kreta

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al