Performancat e sulmuesit Ernest Muçi me fanellën e Trabzonsporit kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. Sipas raportimeve, 24-vjeçari shqiptar ndodhet në listat e dëshirave të Napolit në Serie A dhe të Aston Villas në Premier League, ndërsa të dy klubet kanë nisur kontaktet me drejtuesit e ekipit turk për të mësuar rreth situatës së tij.
Mediat turke bëjnë me dije se Napoli dhe Aston Villa kanë kërkuar informacion të detajuar nga drejtuesit e Trabzonsporit lidhur me kontratën e Muçit dhe kushtet e mundshme që do të lejonin transferimin e tij. Klubeve u intereson pozicioni i kontratës dhe çmimi që do të kërkohet për kartonin e sulmuesit.
Ernest Muçi u transferua te Trabzonspor gjatë merkatos së verës për rreth 8.5 milionë euro dhe, sipas raporteve, ka dhënë paraqitje të mira që e kanë bërë atë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke. Për formën e treguar dhe për rolin në ekip, ai ka fituar vëmendjen e klubeve evropiane që po e monitorojnë.
Megjithatë, Trabzonspor nuk duket i gatshëm të lejojë largimin e tij lehtë. Klubi turk ka vendosur një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin e Muçit, shifër me të cilën synohet realizimi i një fitimi të konsiderueshëm nga një eventual shitje. Nëse një klub bien dakord të paguajë shumën e kërkuar, skuadra turke do të përfitonte një vlerë prej rreth 11.5 milionë eurosh mbi shumën e paguar verën e kaluar.
Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, raportohet se dëshiron që Muçi të mbetet pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimeve, tekniku e konsideron shqiptarin një element të rëndësishëm të planeve të tij, duke theksuar aftësitë e tij për të luajtur si numër 10, por edhe në krahët e sulmit. Burimi i informacionit: Top Channel.

