Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Moti i rënduar/ Policia Rrugore i kërkon shoferëve të përdorin goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse

timoni.al by timoni.al
January 8, 2026
in Lajmi Fundit
0
Moti i rënduar/ Policia Rrugore i kërkon shoferëve të përdorin goma dimërore dhe mjete antirrëshqitëse
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore ka bërë thirrje për kujdes në qarkullim për shkak të kushteve të vështira në akset rrugore për shkak të motit të keq. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, inspektoi situatën në Rrugën e Arbërit dhe u rekomandoi drejtuesve të automjeteve që të përdorin goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse.

Në njoftimin e Policisë Rrugore, Vatoci theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve antirrëshqitëse dhe goma dimërore duke paralajmëruar se do të ndëshkohet çdo drejtues automjeti që nuk respekton rregullat e qarkullimit në kushte të tilla. Ai bëri apel për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave dhe kërkoi që qytetarët të kontaktojnë shërbimet e Policisë në rast nevoje përmes numrit 112.

Për të përballuar situatën, po bashkëpunohet me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, duke siguruar pastrimin në kohë dhe hedhjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuara 100% në terren, së bashku me Patrullat e Përgjithshme dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, për të ndihmuar qytetarët në zonat me probleme për shkak të motit të keq dhe për të menaxhuar trafikun rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Pavarësisht kushteve të vështira, forcat e sigurisë mbeten të angazhuara për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për qytetarët dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë këtij periodi të motit të keq.

Previous Post

Bora e dendur fillon në Bulqizë, situata në rrugët nacionale dhe rurale përkeqësohet

Next Post

LIVE/ Shiu dhe dëbora ‘pushtojnë’ Shqipërinë! Viktima e parë e regjistruar në vend, Prokuroria e Durrësit nis hetimet. Përmbytje raportohen në Vlorë dhe Fier.

Next Post
LIVE/ Shiu dhe dëbora përfshijnë Shqipërinë! Raportohet për viktimën e parë në vend. Vjosa arrin nivel kritik mbi 9 metra, përmbytje në Vlorë e Fier.

LIVE/ Shiu dhe dëbora ‘pushtojnë’ Shqipërinë! Viktima e parë e regjistruar në vend, Prokuroria e Durrësit nis hetimet. Përmbytje raportohen në Vlorë dhe Fier.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al