Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka ndërhyrë në tetë raste për të ardhur në ndihmë mjeteve lundruese që u përballën me vështirësi si pasojë e stuhisë dhe motit të keq në det. Në tri prej këtyre rasteve ndihma u dha në zonën e Bunecit, ku tre mjete janë transportuar në portin e Limjonit.
Në dy raste të tjera, furtuna ka prekur mjetet pranë Kepit të Qefalit; në ndërhyrje mori pjesë skafi BP 11, ndërsa një prej mjeteve u rimorkiua dhe u dërgua në portin e Limjonit. Një mjet që rrezikonte të fundoshej në Gjirin e Sarandës u tërhoq dhe u ankorua në portin e Sarandës për të shmangur rrezikun e mbyturjes.
Policia Kufitare gjithashtu ka asistuar dy mjete në vendin e quajtur Pema e Thatë në Ksamil. Ndërkohë, nga stuhia dy skafe që ishin të ankoruara në portin e Limjonit u tërhoqën rreth 100 metra larg bregut dhe u fundosën.
Pas këtyre ndërhyrjeve, patrullimet në det po vijojnë me të gjitha mjetet lundruese të disponueshme për të monitoruar dhe për të reaguar ndaj ndonjë avarie të mundshme të tjera. Komisaritati raporton vijimin e operacioneve të patrullimit për të siguruar reagim të shpejtë dhe për të mbështetur mjetet lundruese në nevojë gjatë kushteve të vështira atmosferike.

