Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Morën peng dhe vranë Jan Prengën! SPAK çon në gjyq biznesmenin dhe Dritan Rexhepin

Editor by Editor
December 16, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Morën peng dhe vranë Jan Prengën! SPAK çon në gjyq biznesmenin dhe Dritan Rexhepin
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllu hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen me të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Të pandehurit;
Dritan Rexhepi
Gentjan Funiqi
Martin Bleta
Korado Keshteja
Artan Doçaj
Aldo Majnishta
Geraldo Martini
Altin Hajri

Akuzat
SPAK ka ngritur pesë akuza për personat që ka çuar në gjyq. “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4  i  Kodit Penal; “Fshehja dhe asgjesimi i kufomes”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

SPAK deklaron se i pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” ndodhur në Shijak akuzohet se është pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur datën 17.01.2020 në Kamëz, Tiranë.  SPAK thotë më tej se hetimet vazhdojnë në lidhje me identifikimin, grumbullimin, si dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Përse u vra?
Rrëmbimi ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Angli.

Vëllai i Jan Prengës, që jeton në Angli, është kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar rreth 283 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine, Ekuadori.

Nga përgjimet rezultoi se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Koka e grupit që është Dritan Rexhepi është arratisur nga drejtësia në Ekuador. Pak ditë më parë ai u dënua me 20 vite burg edhe nga drejtësia italiane.

Previous Post

Kush do të jetë kreu i SPAK? Yuri Kim shkon në KLP

Next Post

Zyrtare! Pas 100 ditësh, Rrumbullaku i jep Tiranën “rivalit”

Next Post
Zyrtare! Pas 100 ditësh, Rrumbullaku i jep Tiranën “rivalit”

Zyrtare! Pas 100 ditësh, Rrumbullaku i jep Tiranën “rivalit”

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al