Friday, August 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Mitet që ushqejnë fashizmin, libri i Francesco Filippit demaskon gënjeshtrat që glorifikojnë totalitarizmin

timoni.al by timoni.al
August 27, 2026
in Lajmi Fundit
0
Mitet që ushqejnë fashizmin, libri i Francesco Filippit demaskon gënjeshtrat që glorifikojnë totalitarizmin
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi shtatë dekada pas rënies së fashizmit, autori vë në dukje se simbolet dhe slogane që më parë dukeshin qesharake po përhapen sërish, veçanërisht në Itali. Në librin e tij të fundit, i përkthyer në shqip nga Kujtim Ymeri, Francesco Filippi shqyrton idetë e gabuara dhe mitet që vazhdojnë të qarkullojnë rreth fashizmit dhe të shkuarës së afërt.

Studiuesi Edon Qesari thekson se libri synon publikun e gjerë dhe ofron një mënyrë të thjeshtëzuar për të kuptuar një të shkuar problematike, duke treguar sesi një kolektivitet ndërton marrëdhënie me historinë e vet. Për Qesarin, vepra është një shembull se si, pas debateve të shumta, duhet vlerësuar ndikimi që ka e shkuara tek e sotmja.

Filippi argumenton se sistemet totalitare, pavarësisht ngjyrimeve politike, shfaqin ngjashmëri të mëdha, dhe fenomenet sociale që i shoqërojnë janë të njohura edhe në kontekstin shqiptar. Në veprën e tij, ai evidenton se shtrembërimet më të mëdha lidhen me mënyrën se si shoqëria i përpunon kujtimet e periudhave diktatoriale: shprehje si “ishim më mirë atëherë” ose “ai ka bërë dhe gjëra të mira” ushqejnë mallin për një të kaluar të vetëm të përfytyruar. Qesari vlerëson se këto mitologjime vazhdojnë të përhapën, veçanërisht përmes rrjeteve sociale.

Një tjetër problem i identifikuar është boshllëku i njohurive të përgjithshme për të shkuarën, që e bën të vështirë transmetimin objektiv të saj te publiku i gjerë. Librat si ai i Filippit shërbejnë për të korrigjuar këtë boshllëk, duke ofruar trajtime më të qarta dhe të arritshme.

Qesari paralajmëron se trajtesat komplekse shpesh mbeten tek specialistët teknikë, të cilët mund të mos dinë t’i komunikojnë përmasat e tyre tek një publik i gjerë, ose i paraqesin në mënyrë të banalizuar, duke lehtësuar manipulimin e mesazhit. Ai nënvizon nevojën që intelektualët seriozë të trajtojnë këto metoda divulgimi, duke përmendur, në citim të Umberto Ecos, se “e kanë shumë të lehtë që legjionarë budallenj t’i transformojnë në legjionarë dijetarësh”. Për të kundërshtuar rrezikun që një gënjeshtër e përsëritur të pranohet si e vërtetë, Qesari thotë se duhen studime serioze dhe racionale.

Previous Post

Mbi 90% e regjistrimeve në Mjekësi; fituesit nxitojnë të regjistrohen dhe pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

Next Post

Mjaft me spekulimet! DJ PM mohon romancën e re, hesht për ndarjen me Sarah Berisha

Next Post
Mjaft me spekulimet! DJ PM mohon romancën e re, hesht për ndarjen me Sarah Berisha

Mjaft me spekulimet! DJ PM mohon romancën e re, hesht për ndarjen me Sarah Berisha

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al