Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ministrja Sala bashkëbisedon me fëmijët për risitë e Agjendës Kombëtare të Drejtave të Fëmijëve 2027-2030

timoni.al by timoni.al
June 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ministrja Sala bashkëbisedon me fëmijët për risitë e Agjendës Kombëtare të Drejtave të Fëmijëve 2027-2030
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me nismën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, Këshilli Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve do të zhvillojë mbledhjet periodike në shkolla të ndryshme të vendit, duke përfshirë drejtpërdrejt nxënës të arsimit parauniversitar dhe gjimnazistë në diskutime. Takimi i parë jashtë institucionit u mbajt në Gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, ku ministrja Sala bisedoi me nxënës, mësues dhe anëtarë të Këshillit për prioritetet e Agjendës Kombëtare të të Drejtave të Fëmijëve 2027–2030, duke nënvizuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të fëmijëve dhe të rinjve në hartimin e politikave që i prekin ata.

Ministrja u shpreh se “Fëmijët nuk janë thjesht përfitues të politikave tona, por janë qytetarë me të drejta të plota, me zë, me mendime dhe me potencial që duhet mbështetur e fuqizuar”, dhe theksoi se çdo politikë duhet të vendosë interesin më të lartë të fëmijës në qendër. Agjenda e re do të fokusohet në tre drejtime kryesore: forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve; eliminimin e çdo forme dhune dhe shfrytëzimi ndaj tyre; dhe promovimin e mirëqenies dhe mundësive të barabarta për çdo fëmijë, pa lënë askënd pas.

Përgatitja e agjendës do të bazohet në të drejtat e fëmijës dhe në evidencë, duke adresuar edhe sfidat bashkëkohore si mbrojtja nga dhuna, siguria në mjedisin digjital, përfshirja sociale dhe mbështetja për fëmijët në situata vulnerabël. Ministrja theksoi se synimi është që çdo fëmijë, pavarësisht vendbanimit, statusit social apo aftësisë, të ketë akses të barabartë në shërbime cilësore dhe mundësi zhvillimi.

Një nga prioritetet e tjera të përmendura është forcimi i mbështetjes për familjen si mjedisi kryesor për rritjen e fëmijës, përmes zgjerimit të shërbimeve komunitare, kujdesit alternativ familjar dhe masave mbështetëse për familjet në nevojë. Në përfundim ministrja vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional për koordinimin e politikave dhe inkurajoi fëmijët të vazhdojnë të përfshihen aktivisht në shprehjen e mendimeve dhe kërkesave të tyre. Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit dhe nxënësit ndanë ide dhe propozime për përfshirjen e tyre në hartimin dhe zbatimin e Agjendës, përfshirë edhe përfshirjen e fëmijëve në diasporë dhe informimin periodik të të rinjve mbi zbatimin e saj.

Previous Post

Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë qytete të tjera të Britanisë

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet i dyshuari që tentoi të grabiste një zyrë financiare me pistoletë lodër

Next Post
Kërcënuar me thikë, tentoi ta godiste dhe t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet i dyshuari që tentoi të grabiste një zyrë financiare me pistoletë lodër

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al