Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ministria e Shëndetësisë zgjeron: Check-Up falas pa kufizim moshe, linja këshillimore dhe shërbim parë geriatrik për të moshuarit

timoni.al by timoni.al
July 28, 2026
in AKTUALITET
0
Ministria e Shëndetësisë zgjeron: Check-Up falas pa kufizim moshe, linja këshillimore dhe shërbim parë geriatrik për të moshuarit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po vendos politika të reja për zgjerimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, me fokus mbështetjen e të moshuarve. Duke nisur nga shtatori, është propozuar heqja e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e kontrollit bazë shëndetësor (Check-Up), që synon t’i japë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta përfitojnë këtë shërbim falas. Ky ndryshim, i propozuar pranë Këshillit të Ministrave dhe në pritje të miratimit qeveritar, shtrihet përtej kufirit të mëparshëm 35–70 vjeç, duke përfshirë edhe qytetarët në moshë më të madhe.

Ministrja Prof. Evis Sala prezantoi nismat gjatë një bashkëbisedimi me të moshuarit në Qendrën Sociale Ditore në Pogradec, duke theksuar synimin për përmirësimin e cilësisë së jetës, rritjen e aksesit në shërbime dhe garantimin e mbështetjes më të afërt. Në kuadër të këtyre nismave, ministria po punon gjithashtu për ngritjen për herë të parë të shërbimit të Geriatrisë në Shqipëri, me qëllim ofrimin e kujdesit të specializuar për të moshuarit. Ky shërbim do të nisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe do të zgjerohet më pas në rajone të tjera.

Për të përmirësuar funksionimin e institucioneve shëndetësore, ministria ka nisur kontrolle administrative në strukturat spitalore në të gjithë vendin, duke përfshirë masa për forcimin e menaxhimit administrativ dhe garantimin e respektimit të orarit të punës nga personeli shëndetësor.

Si pjesë të politikave sociale për të moshuarit, MSHMS lançoi për herë të parë Linjën e Këshillimit për të Moshuarit, një shërbim dedikuar për informim, orientim dhe mbështetje në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, sociale dhe të tjera publike. Linja synon t’u ofrojë të moshuarve dhe familjarëve të tyre informacion dhe orientim për përfitimin e shërbimeve, me qëllim që asnjë i moshuar të mos mbetet pa akses. Linja e Këshillimit për të Moshuarit do të jetë e aksesueshme falas në numrin 08004042. Ministria synon të kombinojë parandalimin, shërbimet e specializuara dhe mbështetjen sociale për një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj kujdesit për të moshuarit.

Previous Post

Prapaskenat e takimit të fundit Malago–Maldinit: çfarë solli ‘divorcin’ e ish-kapitenit të Milanit me Italinë

Next Post

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO — Sami Bashaliu: Viktima doli, iu foli dikush, pastaj dëgjova krismat

Next Post
Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO — Sami Bashaliu: Viktima doli, iu foli dikush, pastaj dëgjova krismat

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO — Sami Bashaliu: Viktima doli, iu foli dikush, pastaj dëgjova krismat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al