Monday, August 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ministria e Mbrojtjes: 33 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive në vend

timoni.al by timoni.al
August 17, 2026
in Lajmi Fundit
0
Situata në vend: 13 vatra zjarri, 10 ende aktive; Lura dhe Dajti më të rrezikuara
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë raportuar 33 vatra zjarri në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit; 8 prej tyre mbeten aktive dhe 5 janë nën monitorim. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren ndodhen 120 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Në Malin e Dajtit në Tiranë vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe ushtarake: në terren janë 15 efektivë të MZSH-së, 10 forca të ADZM-së dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë. Autoritetet deklarojnë se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat në Priskë dhe Vakumone janë vënë nën kontroll dhe po mbahen nën monitorim.

Në Gurë-Lurë të Dibrës po zhvillohet një operacion i gjerë për izolimin e zjarrit, me 115 forca bashkiake, 13 efektivë policie, 11 forca të ADZM-së, 14 zjarrfikës, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura; operacioni mbështetet edhe nga dy avionë Air Tractor. Autoritetet raportojnë se korridoret e hapura në terren kanë ndihmuar në pengimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Qafë Helmës dhe Bruç puna vazhdon në terren të vështirë; zjarri në Qafë Helmës është shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa një vatër mbetet aktive drejt Selishtës. Edhe këtu nuk raportohet rrezik për banesat. Në Lufaj të Mirditës forcat operacionale po vijojnë ndërhyrjen pas hapjes së korridoreve ndarëse, me mbështetje të një helikopteri të Forcës Ajrore.

Në Fushë-Lajë të Pukës janë angazhuar 10 zjarrfikës, 16 forca bashkiake dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura; zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Rrjoll situata po monitorohet edhe me dronë dhe ashtu si në pjesë të tjera nuk raportohet rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa strukturat qendrore dhe vendore koordinojnë ndërhyrjet tokësore dhe ajrore në zonat ku zjarret vijojnë të jenë aktive.

Previous Post

Xi Jinping thotë se Kina ka nevojë për shpirt luftarak të pathyeshëm dhe vlerëson shtypjen e Tiananmenit

Next Post

Konflikti në një lokal në Sarandë, si u dhunua Shefi i krimeve, momenti kur ndërhyn Shqiponja

Next Post
Konflikti në një lokal në Sarandë, si u dhunua Shefi i krimeve, momenti kur ndërhyn Shqiponja

Konflikti në një lokal në Sarandë, si u dhunua Shefi i krimeve, momenti kur ndërhyn Shqiponja

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al