Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Importi i mishit brazilian ndalohet nga 3 shtatori

timoni.al by timoni.al
August 11, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Importi i mishit brazilian ndalohet nga 3 shtatori
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 20 vitesh, Shqipëria do të ndërpresë importet e mishit nga Brazili. Ndryshimi i marrëdhënieve tregtare lidhet me një vendim të Bashkimit Evropian për furnizim me produkte të origjinës shtazore nga Brazili, pas një qëndrimi unanim të ekspertëve të shteteve anëtare lidhur me përdorimin e medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulare të kafshëve.

Top Channel siguroi një shkresë nga Ministria e Bujqësisë drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ku sqarohet procedura për tregtarët që importojnë mish nga Brazili. Në dokument përmenden kufizime administrative lidhur me importin, duke iu referuar Urdhrit të Ministrit I.2006 dhe ndryshimeve të Rregullores Zbatuese të Komisionit 2026: “Në këto kushte, për sa kohë që Urdhri i Ministrit I.2006 e kushtëzon importimin me miratimin nga BE-ja të zonave dhe stabilimenteve të prodhimit, ndryshimet e sjella me Rregulloren Zbatuese të Komisionit 2026 reflektohen drejtpërdrejt në zbatimin e këtij urdhri.”

Ministria i ngarkon AKU-së detyrën për t’i komunikuar operatorët e biznesit mbi ndërprerjen e tregtisë dhe për të marrë masat e nevojshme për njoftimin e tyre. Në dokument përmendet edhe afati i nisjes së zbatimit: “Për sa më lart, AKU të marrë të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e operatorëve të biznesit që importojnë mish gjedhi dhe mish shpendësh nga Brazili mbi ndryshimet e mësipërme, zbatimi i të cilave fillon nga data 3 shtator 2026.”

Që nga viti 2006, Brazili ka qenë furnizuesi kryesor i Shqipërisë për mish viçi, derri, lope dhe pule, dhe burim kryesor për industrinë e përpunimit të mishit. Sipas të dhënave WITS të Bankës Botërore, në vitin 2024 Shqipëria importoi nga Brazili 28.5 milionë dollarë mish dhe të brendshme, prej të cilave 10.1 milionë dollarë për kategorinë e shpendëve. Pas vendimit, teksti nënvizon nevojën e gjetjes së një tregu të ri mishi që, përveç çmimit dhe sasisë, të garantojë sigurinë ushqimore.

Previous Post

Zjarri përfshinë katin e pestë të një pallati në Sarandë; flakët përhapen shpejt

Next Post

Peticioni për Cërrikun: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë bashki më vete

Next Post
Peticioni për Cërrikun: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë bashki më vete

Peticioni për Cërrikun: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë bashki më vete

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al