Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ministria e Brendshme angleze i propozon 700 familjeve shqiptare largimin vullnetar nga Anglia me një kompensim prej 3 mijë paundësh.

timoni.al by timoni.al
December 5, 2025
in LAJME, POLITIKE
0
Ministria e Brendshme angleze i propozon 700 familjeve shqiptare largimin vullnetar nga Anglia me një kompensim prej 3 mijë paundësh.
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood, ka bërë thirrje për deportimin e familjeve shqiptare që kanë mbaruar e drejta e qëndrimit në Britani. Një mundësi që ofrohet është kompensimi prej më shumë se 3 mijë stërlinash për ata që pranojnë të largohen vullnetarisht.

Kjo iniciativë është rezultat i marrëveshjes së riatdhesimit të nënshkruar në 2022 ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministrit britanik Rishi Sunak. Zv-Ministri për Sigurinë e Kufijëve, Alex Norris, theksoi se kjo shumë është një investim i mirë për taksapaguesit britanikë, megjithatë, ai nuk ofroi detaje të sakta mbi shumën që do t’u jepet individëve.

Objektivi i kësaj politike është ulja e shpenzimeve që lindin nga mbajtja e këtyre familjeve në Britani. Norris deklaroi: “Për momentin ne mund t’u paguajmë rreth 3 mijë stërlina, dhe nuk kërkoj ndjesë për këtë fakt.”

Në një tjetër zhvillim, dje u bë e ditur se fëmijët e azilantëve që kanë dështuar me kërkesat e tyre për azil do të deportohen edhe nëse kanë lindur në Britani. Norris shpjegoi se çdo rast do të shqyrtohet individualisht, përsa i përket ligjeve të emigracionit, por se deportimi do të ndodhte kur rrethanat e kërkonin.

Taksapaguesit britanikë vazhdojnë të mbajnë barrën financiare për strehimin e azilkërkuesve me fëmijë të cilëve u është refuzuar azili dhe nuk kanë pranuar të kthehen në Shqipëri. Lajmi për dëbimin e 700 familjeve shqiptare u bë i njohur për herë të parë nga Ministrja Mahmood në parlamentin britanik, ku ajo gjithashtu po shqyrton mundësinë e rritjes së shumës për ata që janë të gatshëm të largohen vullnetarisht.

Kjo masë është pjesë e reformave më të gjera në fushën e emigracionit që po implementohen në Britaninë e Madhe.

Previous Post

Spiropali takon Kaja Kallas në takimin e miqve të Ballkanit Perëndor: Zgjerimi dhe integrimi i Europës siguron ardhmërinë për të rinjtë tanë.

Next Post

Berisha garanton aleatët: Do përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor që e konsiderojmë më të dobishmin

Next Post
Berisha garanton aleatët: Do përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor që e konsiderojmë më të dobishmin

Berisha garanton aleatët: Do përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor që e konsiderojmë më të dobishmin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al