Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ministri Ferit Hoxha i përgjigjet gazetarëve të BE-së: Protesta nuk dëmton integrimin, tubimet tregojnë demokraci në Shqipëri

timoni.al by timoni.al
June 11, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Ministri Ferit Hoxha i përgjigjet gazetarëve të BE-së: Protesta nuk dëmton integrimin, tubimet tregojnë demokraci në Shqipëri
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 12 ditësh kundër investimeve në zonat e mbrojtura nuk e pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, u shpreh ministri i Jashtëm Ferit Hoxha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e BE-së. Ai tha se protestat tregojnë lirinë e qytetarëve për të dalë në rrugë dhe kërkuar çfarë duan dhe se nuk sheh lidhje mes tyre dhe negociatave me BE-në. “Është e drejta e qytetarëve të protestojnë, ndërsa ne bëjmë punën tonë”, theksoi Hoxha, duke shtuar se në vendin tonë vetëm gjatë komunizmit nuk mund të protestohej.

Si kryeministri Edi Rama, edhe ministri Hoxha konfirmoi se investimi 4 miliardë eurosh në Zvërnec do të bëhet, por nënvizoi se aktualisht nuk ekziston ende një projekt të mbarë. Ai deklaroi se po punohet për një projekt dhe se beson në qeverinë e tij për zbatimin e tij: “Ne do ta bëjmë. Projekti do të bëhet nga arkitektët më të mirë brenda e jashtë vendit në këtë fushë.” Hoxha tha se do të kërkohet një ekuilibër midis zhvillimit dhe nevojës për mbrojtje, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt privat në një zonë private, nga një zhvillues privat. Roli i qeverisë, sipas tij, është të sigurojë që rregullat, zotimet ndërkombëtare dhe legjislacioni të zbatohen dhe i bëri thirrje publikut për durim për të parë se çfarë do të bëhet.

Konferenca me gazetarët e Bashkimit Evropian pati si fokus kryesor procesin e integrimit, ku ministri Hoxha deklaroi se vendi po ecën me ritme të pashembullta dhe synon mbylljen e të gjithë kapitujve vitin e ardhshëm. Lajmi është transmetuar nga Top Channel.

Previous Post

U hoq non grata e Berishës? Ligji 7031 i Uashingtonit: Përjashtime për interes kombëtar, udhëtime/hyrje për arsye specifike

Next Post

Video/ Kupa e Botës hapet me një ceremoni madhështore dhe performancë spektakolare të Shakirës

Next Post
Video/ Kupa e Botës hapet me një ceremoni madhështore dhe performancë spektakolare të Shakirës

Video/ Kupa e Botës hapet me një ceremoni madhështore dhe performancë spektakolare të Shakirës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al