Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ministrat e tre vendeve të BE vizitojnë Tiranën: Shqipëria mund të jetë kampione rajonale në përmbushjen e kritereve

timoni.al by timoni.al
April 30, 2026
in LAJME
0
Ministrat e tre vendeve të BE vizitojnë Tiranën: Shqipëria mund të jetë kampione rajonale në përmbushjen e kritereve
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat europianë Beate Meinl-Reisinger (Austria), Petr Macinka (Republika Çeke) dhe Juraj Blanár (Sllovaki) zhvilluan një konferencë me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, pas takimit të tyre zyrtar në Tiranë. Takimi vuri në fokus procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, mbështetjen për reformat dhe çështje që lidhen me lidhshmërinë rajonale, energjetikën, transportin, migracionin dhe menaxhimin e kufijve.

Ministri sllovak Juraj Blanár deklaroi se Sllovakia është e gatshme të ofrojë ndihmë për mbylljen e grup-kapitujve dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit: “Nevoja urgjente për zgjerim është më e domosdoshme. Është një element kyç për sigurinë e kontinentit. Është thelbësor për tradidat gjeo-politike. Rëndësia strategjike e rajonit është theksuar edhe më tej. Ne e shohim vizitën e ‘S3’ në Tiranë si në kohën e duhur. Shqipëria ka pasur përparim dhe ka përmbushur kritetet e integrimit, mund të shndërrohet në kampione në rajon, në këtë fushë. Është me rëndësi për të gjithë rajonin që të ketë sa më shumë shembuj pozitiv. Kërkojmë që parimi i meritës të jetë kyç.”

Ministrja austriake Beate Meinl-Reisinger shprehu mbështetje për integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi se Europa duhet të jetë “realiteti që e ndjejnë që sot, jo vetëm një premtim për të nesërmen”: “Ne mbështesim fort integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor, hap pas hapi, përparim i prekshëm për njerëzit dhe bizneset. Vijoni me reformat.”

Mbështetjen e konfirmoi edhe ministri çek Petr Macinka, i cili përmendi aplikimin e Shqipërisë në 2009-ën dhe theksoi përparimin e shpejtë të vendit: “Çelja e grup-kapitujve në 30 muaj është e shkëlqyer, mbresëlënëse! Do të thotë se ju jeni angazhuar seriozisht, ky përparim është bazë e fortë për fazën e ardhshme.”

Ferit Hoxha deklaroi se anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik i Shqipërisë dhe se procesi duhet të bazohet në meritë, reforma dhe rezultate konkrete. Ai bëri me dije se diskutimet përfshinë ndërlidhjet energjitike dhe korridoret e transportit, veçanërisht në dritën e zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme, si dhe çështjet e migracionit dhe menaxhimit të kufijve, të cilat i konsideruan si dimensione kyçe të sigurisë së BE-së dhe të shteteve anëtare.

Previous Post

Vjedh mjete izoluese në spitalin e Lushnjës; 29-vjeçari shpallet në kërkim, procedohen pronarët e pikës së skrapit

Next Post

Eh, llafet i merr lumi, shkruan Rama teksa publikon pamje nga transformimi i Lumit Lana

Next Post
Eh, llafet i merr lumi, shkruan Rama teksa publikon pamje nga transformimi i Lumit Lana

Eh, llafet i merr lumi, shkruan Rama teksa publikon pamje nga transformimi i Lumit Lana

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al