Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Milano: Shqipëria prezanton strategjinë kombëtare për zbatimin e Inteligjencës Artificiale në shëndetësi

timoni.al by timoni.al
May 8, 2026
in LAJME
0
Milano: Shqipëria prezanton strategjinë kombëtare për zbatimin e Inteligjencës Artificiale në shëndetësi
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, prezantoi në Milano strategjinë kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, me fokus të veçantë onkologjinë, gjatë Kongresit të Parë të Inteligjencës Artificiale në Onkologji. Ngjarja dyditore u organizua nga Shoqata Europiane për Inteligjencën Artificiale dhe Kërkimin Shkencor për Tumorin dhe u drejtua nga mjekja shqiptare Arsela Prelaj.

Në fjalën e saj, Sala vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në avancimin e shkencës dhe mbështetjen e reformave në shëndetësi, duke theksuar kontributin e mjekëve dhe specialistëve jashtë vendit në përmirësimin e sistemit onkologjik shqiptar. “Jam shumë krenare sepse presidentja e Shoqatës organizuese të Kongresit është një mjeke onkologe shqiptare, pjesë e diasporës. E asaj diaspore që po na ndihmon aktivisht në përmirësimin e sistemit onkologjik në Shqipëri, që nga Instituti i Onkologjisë, tek qendrat rajonale të onkologjisë dhe Rrjeti Shqiptar i Onkologjisë”, u shpreh ministrja.

Ministrja njoftoi se gjatë pjesëmarrjes u prezantua strategjia e qeverisë për inteligjencën artificiale, inovacionin dhe digjitalizimin në shëndetësi, me fokus të veçantë shërbimin onkologjik si një prioritet në transformimin e sistemit shëndetësor. “Po punojmë me intensitet për ndërthurjen e sistemeve digjitale, për përmirësimin e teknologjisë, si dhe për implementimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi. Shqipëria është një vend i vogël ku po ndërthurim teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, duke krijuar një model në rang kombëtar”, deklaroi Sala, duke nënvizuar se ky transformim përbën mundësinë për krijimin e një modeli të integruar kombëtar që mund të shërbejë si praktikë edhe për vende të tjera.

Kongresi mblodhi në Milano ekspertë, studiues, mjekë dhe përfaqësues institucioni nga vende të ndryshme për të diskutuar zhvillimet në përdorimin e inteligjencës artificiale në diagnostikimin, trajtimin dhe kërkimin shkencor në onkologji.

Previous Post

Merkato e Juventusit varet nga kualifikimi në Champions; talenti i bardhezinjve futet në radarët e gjigandit anglez

Next Post

Opozita proteston para Kryeministrisë; Policia merr masa, ja rrugët që do të bllokohen

Next Post
Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia merr masat: rrugët që do të bllokohen

Opozita proteston para Kryeministrisë; Policia merr masa, ja rrugët që do të bllokohen

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al